Marrëveshja e Microsoft, më e madhja në teknologji e shënuar ndonjëherë - Business Magazine Albania

Marrëveshja e Microsoft, më e madhja në teknologji e shënuar ndonjëherë

Marrëveshja e Microsoft

Microsoft është gati të paguajë 69 miliardë dollarë për Activision Blizzard, krijuesin e Candy Crush dhe Call of Duty. Marrëveshja e saposhënuar do ta bënte atë menjëherë kompaninë më të madhe të lojërave video, edhe më e madhe se Nintendo. Nga ana tjetër, nuk mungojnë pikëpyetjet lidhur me efektet e mundshme antikonkurruese të marrëveshjes.

Marrëveshja me vlerë saktësisht 68.7 miliardë dollarë, e bën Microsoft prodhuesin e sistemit të lojrave Xbox, kompanë më të madhe të videolojërave në Botë.
Ky hap e ndihmon kompaninë të konkurrojë me rivalët e teknologjisë si Meta për ndërtimin e botës virtuale gjithëpërfshirëse për punë dhe për lojë.

Marrëveshja do të kalojë në shqyrtim tek entet rregullatore të trëgut amerikan dhe atij europian gjatë ditëve në vijim. Nëse kalon me sukses këtë fazë, kjo do të jetë një nga blerjet më të mëdha të teknologjisë në histori.

Blerja më e madhe e mëparshme është ajo e Dell gjatë vitit 2016,kur  bleu kompaninë e ruajtjes së të dhënave EMC për rreth 60 miliardë dollarë.

Lexo: Ajrina Hysaj, pedagogia nga Dubai që u mëson të rinjve vullnetarisht gjuhën shqipe

Për Wall Street, blerja është një fitore e madhe e Activision Blizzard Inc. Aksionet e saj u rritën me 25%.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0