Markon: Startup-i Revolucionar Shqiptar që po Transformon Ndërveprimin Online - Business Magazine Albania

Markon: Startup-i Revolucionar Shqiptar që po Transformon Ndërveprimin Online

Në epokën dixhitale, ku prania në internet është më tepër se thjesht një domosdoshmëri, një startup shqiptar, Markon, po vendos një standard të ri në ndërveprimin përdorues-kompani. Ky aplikacion inovativ sjell një qasje të freskët dhe tërheqëse, duke ndryshuar mënyrën se si përdoruesit angazhohen me bizneset në internet. Ishin pikërisht këto disa nga karakteristikat që sollën edhe suksesin e parë të Aplikacionit Markon, duke e bërë atë fitues të çmimit “Inovacioni i Vitit 2023”, në një kohë rekord pas vetëm një muaji aktivitet që nga lancimi i tij në Tetor 2023.

Çfarë është Markon?

Markon është një aplikacion, një platformë unike që shquhet për konkurset interaktive.

I zhvilluar nga një ekip sipërmarrësish të aftë shqiptarë në bashkëpunim me programues të huaj, aplikacioni synon t’i informojë dhe argëtojë përdoruesit, duke u ofruar atyre mundësinë për të fituar dhurata emocionuese. I disponueshëm falas si në Android, ashtu edhe në iOS, Markon është bërë shpejt një ndërrues i lojës në peisazhin dixhital.

Pse duhet shkarkuar Markon-i kur në treg ekzistojnë aplikacione pa fund?

Markon është i vetmi në llojin e tij në rang kombëtar, por që deri tani pretendohet të jetë i vetmi edhe në atë ndërkombëtar, pasi ende nuk është konstatuar një i ngjashëm me të. Markon shërben si një qendër virtuale konkursesh dhe dhuratash me aktualisht mbi 200 biznese vendase, të cilat në mënyrë të vazhdueshme organizojnë konkurse me pyetje të thjeshta dhe të gjithë pjesëmarrësit e konkursit janë fitues, që të gjithë! Në varësi të pikëve të tyre përcaktohet dhe kategoria e dhuratës që kanë fituar. Nuk ka më nevojë t’i ndiqni me vëmendje Giveaway-t në Instagram, sepse tashmë të gjitha bizneset po bashkohen nën catinë e përbashkët të aplikacionit Markon! Çdo konkurs është vetëm një njoftim (notification) larg. Mjafton që ta shkarkoni atë për t’u përditësuar vazhdimisht me konkurset e reja.

 

 

Si funksionon Markon dhe si mundet që me mijëra pjesëmarrës të jenë fitues të gjithë njëkohësisht?

  1. Pasi një përdorues shkarkon aplikacionin Markon, regjistrohet me të dhënat personale të

cilat duhet të jenë të sakta dhe reale pasi do të duhen për tërheqjen e dhuratave.

  1. Në faqen kryesore do të shfaqen konkurset e organizuara nga kompanitë, ku secila

kompani cakton disa detyra të thjeshta si dhe dhuratat që do t’u ofrojë pjesëmarrësve.

  1. Gjatë afatit të caktuar nga kompania, të gjithë pjesëmarrësit plotësojnë detyrat e kërkuara

dhe në bazë të pikëve renditen për kategorinë e dhuratave.

  1. Së fundmi, organizohet konkursi live ku zgjidhen fituesit me një transparencë maksimale.

Markon përmban tre lloje të kategorive të dhuratave:

– Kategoria e Parë: Dhurata 100% falas për një numër të caktuar fituesish,

– Kategoria e Dytë: Produkte dhe shërbime me 50% zbritje,

– Kategoria e Tretë: Produkte dhe shërbime me 20-30% zbritje.

Për shembull, një agjensi udhëtimi së fundmi ofroi këto dhruata:

– Ultra All Inclusive në Stamboll (për fituesin e parë),

– 50% ulje për udhëtim në Athinë për për 5 fituesit e dytë,

– 20% ulje në të gjitha paketat turistike për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Në këtë mënyrë, asnjë pjesëmarrës nuk ndahet pa dhuratë nga konkursi, qoftë ajo produkt apo shërbim, sipas natyrës së kompanise organizuese të konkursit. Këto kompani që po shtohen çdo ditë e më shumë në aplikacionin Markon deri më tani mbulojnë pothuajse çdo sektor duke filluar nga agjensi turistike, kompani teknologjike, qendra medikale, estetike dhe dentare deri te hotele, restorante etj. Detyrave u caktohen pika specifike, duke pasqyruar rëndësinë e tyre. Këto pike janë vendimtare në eventin live që përfundon çdo konkurs, ku fituesit shpallen në bazë të një formule matematikore, duke siguruar drejtësi dhe meritokraci për të gjithë.

Fituesit marrin një kod unik në llogarinë e tyre “Dhuratat”, të cilin mund ta përdorin për të kërkuar çmimin e tyre nga kompania përkatëse. Markon ofron gjithashtu fleksibilitetin për t’i transferuar këto shpërblime te të afërmit, duke shtuar kështu një shtresë komoditeti për përdoruesit.

 

Çfarë fiton një biznes kur bëhet pjesë e Markon?

Kompania që kërkon të organizojë një konkurs si fillim cakton se cfarë do të dhurojë për secilën nga 3 kategoritë e dhuratave. Së dyti, ata zgjedhin se cilat detyra do të preferojnë për t’u dhënë pjesëmarrësve. Kompani të ndryshme zgjedhin alternativa të ndryshme sipas strategjive të tyre të marketingut, pasi Markon zotëron një listë prej 20 detyrash (tasks) ku mund të përmendim: quiz, sondazh, pyetje të hapura, kërkesa si “na ndiqni në Instagram, shiko foton, ndiq videon në YouTube”, lojëra inteligjence, puzzle, etj.

Duke e ditur që në bazë të madhësisë së vlerës së dhuratave shtohet edhe pjesëmarrja në konkurs, bizneset përgjithësisht dhurojnë maksimumin e tyre. Fakti që me mijëra pjesëmarrës përfitojnë zbritje apo kupon, u siguron kompanive mundësinë që përdoruesit ta njohin më nga afër biznesin dhe atë se çfarë ofron ai biznes. Fundja të gjithë jemi kuriozë të dimë se cfarë produktesh e shërbimesh ofrohen në treg, aq më tepër kur kjo mundësi na jepet si dhuratë. Pra, nga ky event interesant, ata bëjnë një prezantim të produkteve apo shërbimeve të tyre në një mënyrë krejt ndryshe, reklamojnë aktivitetin dhe arritjet e tyre si dhe fitojnë ndjekës apo edhe klientë të rinj kur përdoruesit mbeten të kënaqur me biznesin përkatës.

Dhe kështu, në një mënyrë tepër zbavitëse dhe kreative, ndodh ky ndërveprim me përfitime reciproke mes bizneseve dhe pjesëmarrësve të thjeshtë, që mund të konsiderohen edhe klientë potencialë në të ardhmen.

 

 

Pikat unike të Markon

Sic e përmendëm më sipër, themeluesit e Markon besojnë se platforma e tyre është e pashembullt, madje edhe në shkallë ndërkombëtare. Aplikacioni ruan konfidencialitetin e rreptë të përdoruesit, duke shfaqur publikisht vetëm emrat e përdoruesve (username) dhe duke kërkuar emrat e plotë vetëm për të kërkuar dhuratat e kompanisë. Programuesit e aplikacionit kanë zhvilluar edhe politika të cilat eleminojnë llogari të pavertëta (fake) për të siguruar drejtësi të plotë për fituesit. Dizajni i tij miqësor dhe intuitiv e përmirëson ndjeshëm përvojën e përgjithshme të përdoruesit.

Më shumë se thjesht një Aplikacion

Markon vjen në formë aplikacioni vetëm për ta bërë më të shpejtë dhe komod aksesin tuaj në konkurset që organizojnë bizneset me të mëdha në vend. Por Markon nuk është thjesht një aplikacion; është një rrugë për ta bërë kohën online produktive dhe të këndshme. Me elementë si lojërat matematikore që stimulojnë trurin, aplikacioni mishëron etikën e kompanisë për të kombinuar të mësuarit, argëtimin dhe shpërblimet. Vizioni i Markon është të kultivojë një lloj të ri ndërveprimi midis përdoruesve dhe kompanive, të nxitur nga motivimi, shpërblimi dhe argëtimi sepse askush nuk ka kohë për të humbur!

Si përfundim, Markon po ripërcakton mënyrën e angazhimit në internet. Duke përzier pa probleme argëtimin me mundësitë për shpërblime, ai u ofron përdoruesve një përvojë unike. Me qasjen e tij inovative, Markon nuk është thjesht një aplikacion, por një përcaktues trendi në botën dixhitale, duke nxitur një ndërveprim të ri dhe dinamik midis konsumatorëve dhe bizneseve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0