Shefat e Marketing e kanë kuptuar. Çdo gjë që thotë Apple, tërheq vëmendje. Kësaj here ata po i përdorin pajisjet iPhone 6S si çmime për të gjeneruar dhurime në bankat e spermës.
Duke u përballur me pakësimin e dhuruesve të spermës, bankat kineze të spermës kanë hartuar një strategji të re: Ato po reklamojnë iPhone në këmbim të dhurimit.
Mbase më shumë se një iPhone. Në Kinë paguhesh për dhurimet e spermës një çmim mes 5000 juanë (785,68$ ) dhe 6000 juanë ( 942.82 $ ), shifër kjo që mjafton për të blerë një iPhone 6s të ri më 16GB. Çmimi që pritet të shitet kur të dalë në treg është 649 $.
Ndaj shumë banka të tilla po shpërndajnë fletushka dhe po publikojnë reklama në gazeta ku shfaqen dukshëm iPhone-t e rinj, me shpresë që të tërheqin vëmendjën e lexuesve me këtë formë.
Për shembull, Renji Hospital në Shanghai shpërndau një fletushkë dixhital në aplikacionin WeChat, ku ofronte 6000 juanë (942.82 $) për dhurime 40 ml, si edhe një kontroll mjekësor falas. Gjithashtu thekson se burrat mund të dhurojnë disa herë për një periudhë 6 mujore, pasi një ‘seancë dhurimi’ sjell si produkt diku tek 2-6 ml për njësi.
Ndërsa një bankë tjetër në Jiangsu ofron 5000 juanë (785.68$) për dhurimet duke treguar në reklamën e saj në gazetë se ka rritur çmimin nga 3500 juanë që ishte më parë.
Kërkohen dhurues sperme – Titulli i reklamës në gazetë
Më interesant dhe kreativ ishte një slogan marketing i një banke sperme në provincën e Hubei ku thuhej shprehimisht “Nuk ju nevojitet më të shisni një veshkë, për të blerë një iPhone 6S.”
“Shitja e Veshkës” i referohet rasteve ekstreme ndër të cilat mund të përmendet një djalë 17 vjeçar nga provinca e Huana në 2011, i cili dhuroi një nga veshkat e tij për të blerë pajisjë të Apple.
Të shesësh veshkën apo organe të trupit, është bërë si shprehje për të treguar përmasat e marrëzive që mund të arrijnë të bëjnë njerëzit për të pasur iPhone.
Megjithëse mund të duket diçka e lehtë, kjo procedurë ka vështirësitë e veta në termat e tërheqjes se parave. Kina ka rregulla strikte për bankat e spermës. Janë aktualisht vetëm 18 të liçencuara dhe kontrolli apo inspektimi i ‘materialit’ mund të kërkojë deri në 10 muaj kohë për tu sqaruar a është në gjendje të mirë për përdorim.
Artikulli origjinal ‘Donate sperm, get an iPhone 6S, Chinese marketers boast‘ u publikua së pari tek website Mashable.com. Artikulli u përkthye në shqip nga stafi i BusinessMag.al nën titullin “Marketing i çuditshëm në Kinë. Merr si çmim një iPhone 6S duke depozituar…!”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

