Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka ndërruar dhe përditësuar avatarin e tij në “metaverse”, pasi versioni origjinal u kritikua nga përdoruesit e internetit, për grafikën e tij.Reagimi u nxit nga premiera e aplikacionit të ri VR nga Meta, i quajtur Horizon Worlds, i cili premierën e pati në Francë dhe Spanjë javën e kaluar.
Ai e shpërndau avatarin e tij të parë përpara një kulle të animuar të Eifell-it, e cila u përqesh nga përdoruesit e internetit. Shumë prej tyre e krahasuan atë me grafikat e lojërave të vjetra të Nintendo.
Një përdoruese tjetër, Emily Gorcenski shkroi: “Eja të punosh për Meta, ku teknologët më të mirë të kohëve moderne kanë arritur grafika të nivelit të vitit 1995”.
Shumë njerëz vunë në dukje se sa “të frikshme” dhe “sy pajetë” ishin imazhet nga aplikacioni i realitetit virtual.

Të premten, Zuckerberg tha: “E di se fotografia që e postova më herët gjatë javës ishte shumë bazike – u postua shpejt, vetëm për ta festuar hedhjen në treg të aplikacionit”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto