Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg ka thyer nje tjeter rekord.
Pasuria e Zuckerberg ka kapur shifren e 33.300.000.000 miliarde dollareve, çka do te thote se eshte me i pasur se dy themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page, madje me iI pasur se edhe themeluesi i Amazaon, Jeff Bezos.
Te dhenat i referohen indeksit te miliardereve te hartuar nga Bloomberg.
Sipas Bloomberg, gjate 12 muajve te fundit, aksionet e Facebook jane rritur me 183%.
Ne listen e miliardereve, Zuckerberg mban vendin e 16-te, i ndjekur nga themeluesit e Google, qe jane perkatesisht ne vendin e 17-te dhe 18-te.
Ndersa, vendin e pare e mban presidenti i Microsoft, Bill Gates me nje pasuri prej 84.7 miliarde dollare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto