Maratona e Tiranës më 23 Tetor, Nga 300 deri në 5000 euro, ja sa para fitojnë tre çmimet e para për çdo kategori - Business Magazine Albania

Maratona e Tiranës më 23 Tetor, Nga 300 deri në 5000 euro, ja sa para fitojnë tre çmimet e para për çdo kategori

Maratona e Tiranës më 23 Tetor/ Nga 300 deri në 5000 euro, ja sa para fitojnë tre çmimet e para për çdo kategori

Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet, këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të, ku pjesëmarrësit do të vrapojnë për paqe. Maratona është jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium. Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Më poshtë keni të renditura çmimet për tre vendet e para për secilën kategori.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Maratonë e plotë (Marathon) janë si më poshtë:

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Gjysmë-Maratonë (Half Marathon) janë si më poshtë:

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Tirana 10K janë si më poshtë:

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 600 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë We Too janë si më poshtë:

Çmimi i vendit të parë për kategorinë We Too do të jetë 500 Euro.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë We Too do të jetë 400 Euro.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë We Too do të jetë 300 Euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0