Malta po paguan turistë për ta vizituar - Business Magazine Albania

Malta po paguan turistë për ta vizituar

Malta ka konfirmuar se do të paguajë njerëzit për të vizituar vendin këtë verë, në një përpjekje për t’u rimëkëmbur nga humbjet në turizëm nga pandemia. Ishulli i Mesdheut regjistron 2 milionë vizitorë çdo vit dhe shpreson të inkurajojë disa prej tyre me këtë skemë të re, Incentiva për Udhëtarët Falas të Pavarur (FIT).

Vizitorët pritet të marrin një subvencion qeveritar në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vlerësimit të yjeve të hotelit të vizituar dhe zonës ku shkojnë. Çfarëdo që të vendosë qeveria do të pranohet nga hotelet që regjistrohen në skemë. Mbështetja parashikohet të jetë 200 euro për person.

Akomodimi mesatar në Maltë për dy javë, për dy persona është gati 1,400 euro,  Kjo nënkupton se çiftet mund të sigurojnë një ulje të kostos me gati një të tretën.

Lexo: France 24: Turistët udhëtojnë në tunele të fshehta të paranojës së epokës komuniste në Shqipëri

Malta po hap kufijtë e saj për çdo vizitor që mund të sigurojë prova se janë vaksinuar mbi 10 ditë para mbërritjes.

Indipendent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
My Cart

Subtotal: 1,200.00L

View cartCheckout

1