Makina elektrike Tesla e policisë amerikane mbetet pa bateri ndërsa po ndiqte të dyshuarin - Business Magazine Albania

Makina elektrike Tesla e policisë amerikane mbetet pa bateri ndërsa po ndiqte të dyshuarin


“Jam në kilometrin e tetë me makinën Tesla dhe mund ta humb betejën çdo sekondë,” ishin këto fjalët e fundit të policit Jesse Hartman nga Freemont në San Francisco, para se të detyrohej të gjente një veturë tjetër të policisë gjatë ndjekjes së një të dyshuari në Kaliforni.

Ndjekja me vetura në autostradën 680 në afërsi të Milpitas, shfaq audio inçizimin e publikuar nga mediat amerikane ku dëgjohet biseda e zyrtarit të policisë me bazën, kur bën me dije se vetura po i ndalej për arsye se kishte mbetur pa bateri.

“Le ta vazhdojë ndjekjen dikush tjetër”, dëgjohet duke thënë polici, i cili po ndiqte një veturë që lëvizte me 120 milje në orë, ndërsa ky i ishte vënë pas me veturën zyrtare Tesla Model S prodhim i vitit 2014, që brenda pak minutave iu harxhua bateria.

Lexoni: Elon Musk lajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit

“Vetura Tesla nuk ishte e mbushur plotësisht me energji elektrike kur kolegu ynë u lajmërua. Për fat të keq, një gjë e tillë po ndodh edhe me veturat që lëvizin me karburant, të cilat me raste i harrojnë t’i rimbushin para se ta përfundojnë turnin e punës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Freemontit.

Latimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0