Macron dhe Merkel letër BE-së: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë

Macron dhe Merkel letër BE-së: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë

Angela Merkel

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkojnë BE-së të përgatitet për një valë të dytë të pandemisë.

Siç shkruan AFP, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe katër shteteve të tjera anëtare tw BE-së, (Danimarkë, Poloni, Spanjë dhe Belgjikë) i kanë shkruar një letër presidentes së Komisionit Europian. Ursula von der Leyen, ku kërkojnë që Brukseli të konsiderojë mënyrat për t’u përgatitur më mirë për pandeminë tjetër.

Sipas tyre, përgjigjja kaotike e Europës ndaj shpërthimit të koronavirusit, ka “ngritur pyetje” në lidhje me gatishmërinë e BE-së për pandemitë.

Lexoni: Përparim në përpjekjet për gjetjen e një trajtimi për Covid-19

Ata theksojnë nevojën për një “qasje të përbashkët evropiane” në mënyrë që kontinenti “të jetë i përgatitur për një valë të dytë të koronavirusit dhe kriza pandemike në të ardhmen”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0