Luma, pajisja që kontrollon WiFi në shtëpinë tuaj - Business Magazine Albania

Luma, pajisja që kontrollon WiFi në shtëpinë tuaj


Paramendoni që të keni kontroll mbi rrjetin tuaj WiFi në shtëpi si departamenti i IT ka me rrjetin në zyrën tuaj.

Për ata që nuk kanë punuar në IT, rrjeti ynë i internetit në shtëpi mund të duket një mister.

WiFi zakonisht përfshin një kuti të errët me shumë tela që dalin nga kutia, duke lëshuar valë të padukshme në të gjithë apartamentin. Ndonjëherë WiFi është më i ngadalë, ndonjëherë është më i shpejtë dhe në çdo rast mund të jetë e vështirë për të përcaktuar se pse. Do të jetë mirë nëse ju mund t’a “shihni” WiFi, apo jo?

Me startup-in Atlanta WiFi të ruterit Luma, kjo është e mundur. Dhe me një përditësim të fundit, ju mund të bisedoni me WiFi-n tuaj.

Ruterat Luma janë të dizejnuara në mënyrë që ata mund të punojnë në mënyrë të shumëfishtë duke ofruar një mbulim më të mirë të të gjithë shtëpisë. Kompania ofron një pajisje me tre pjesë të ruterit. Një që lidhet me Ethernet dhe dy që të plotësojnë sinjalin e të parës.

Aplikacioni i lidhur me celularin lejon përdoruesin të shohi se çfarë pajisjesh janë të lidhura, të kufizojë aksesin web, prioritizimin e pajisjeve të caktuara dhe për të mbyllur WiFi-në për të gjitha ose disa pajisje.

Dhe përmes një integrimi të ardhshëm me Echo Amazon, përdoruesit do të jenë në gjendje t’i thonë asistentit virtual Alexa të kryejë prioritizimin dhe të fikë detyrat.

Kjo na çon në këtë botë ku pajisja është në tryezën e kuzhinës. Në vend të telekomandës është zëri për t’a aktivizuar dhe në vend që të kontrollojë televiziorin tuaj, kontrollon WiFi-në tuaj.

Ka disa potenciale për konflikt në funksion të njohjes të zërit. Ndërsa aplikacioni celular i jep një Administratori të caktuar kontrollin se çfarë pajisjesh janë të lidhura në WiFi në një kohë të caktuar dhe cilat janë prioritet, Alexa nuk është në gjendje të bëjë dallimin mes zërit të një përdoruesi dhe një tjetri. Dhe në familje kur Alexa është e aktivizuar, komandat përmes aplikacionit celular dhe Alexa-ës trajtohen në mënyrë të barabartë, me komandën e fundit që merr.

Mund t’a imagjinoni se si kjo mund të ndikojë tëj mase keq nëse nëna ka nevojë për të përfunduar materialet e shkarkimit për një prezantim që është duke punuar dhe fëmijët me këmbëngulje i thonë Alexa-ës për të lidhur televizorin me internetin.

Pritet që integrimi i ri i Luma-ës t’i japë asaj avantazh mbi konkurrencën e ofertave të  WiFi. Hapi tjetër për Luma-ën dhe ndërfaqes së zërit është duke e mundësuar Alexa-ën t’iu përgjigjet pyetjeve të përdoruesve në lidhje me rrjetet e tyre WiFi.

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0