Lulzim Basha: Nevojitet 90 milionë euro mbështetje në muaj - Business Magazine Albania

Lulzim Basha: Nevojitet 90 milionë euro mbështetje në muaj


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka parashtuar nevojat për mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve në këto ditë, ndërsa ka përshëndetur vendimet e qeverisë për të pezulluar procedurat tenderuese, duke lejuar vetëm ato që kanë lidhje me emergjencën e pandemisë.

Sipas Bashës, çdo fond duhet të shkojë për të menaxhuar situatën shëndetësore dhe ekonomike.

Ai theksoi në komunikimin e tij me publikun se, “ndonëse i vonuar, duke përshëndetur këtë hap, i cili nëse zbatohet ashtu siç është shpallur do t’u kursejë shqiptarëve afro 200 milionë euro të tyret, të cilat ishin planifikuar për t’u tenderuar”. Sipas tij, qeveria duhet të shkojë më tej me vendimarrjet e saj dhe të anulojë koncesionet. Ndaj duhet që të krijohet një paketë me gjithëpërfshirëse për të ndihmuar ata që janë prekur nga masat parandaluese për përhapjen e pandemisë.

Hapi i sotëm i kërkuar prej më shumë se 3 javësh nga opozita duhet të shoqërohet menjëherë me anullimin nga qeveria të të gjithë koncensioneve dhe pagesave për PPP-të dhe çdo lek i qytetarëve duhet të shpenzohet në dobi të tyre dhe vetëm për tejkalimin e krizës që ka shkaktuar pandemia. As shqiptarët dhe as Shqipëria nuk e kanë luksin të shpenzojnë miliona euro me koncensione, me PPP apo me tendera korruptivë të panevojshëm.

Lexo: 10 kërkesat e prodhuesve për mbështetje nga qeveria

Sot që flasim, shumica dërmuese e familjeve shqiptare po përballen me vështirësi të mëdha, vështirësi në kufijtë e mbijetesës, pa paga dhe pa të ardhura. Ndërkohë që bizneset janë lënë pa asnjë mbështetje dhe nën presionin sesi do të mund t’i kthejnë sado pak në gjendjen normale.

Ndaj për këtë arsye kërkoj menjëherë një paketë të plotë ndihme, e cila të vijë në kufijtë e nevoja që ka sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe mundësive që ofron buxheti i shtetit. Dua ta përsëris fare qartë: është e pafalshme që tre javë pas propozimit të opozitës për një paketë sociale dhe ekonomike Shqipëria të mjaftohet me një paketë që është vetëm sa një e treta (1/3) e paketës së Kosovës.

Kjo është tërësisht e mundur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Me anullimin e tenderave dhe pezullimin e afro 200 milion eurove që ishin planifikuar të shkonin në drejtime totalisht të panevojshme, madje korruptive, është hedhur një hap i parë dhe shumë i vonuar, i kërkuar prej 3 javësh nga unë personalisht, nga Partia Demokratike dhe nga gjithë opozita e bashkuar.

Sot dua të përsëris kërkesën urgjente për anulimin me vendim qeverie të të gjithë koncesioneve dhe PPP, për alokimin e 120 milionë eurove që janë planifikuar këtë vit tërësisht në funksion të emergjencës në mënyrë që të mbështeten të gjitha kategoritë që kanë mbetur pa mbështetje nga vendimi i parë, por i paplotë i qeverisë.

Ja disa prej pyetjeve të ngritura nga opozita dhe kreu I saj Basha.

-Çfarë do të bëhet me dhjetëra të papunë që janë pjesë e skemës sociale? Me çfarë do të ushqehen ata dhe familjet e tyre.

-Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që jetojnë në mjerim të plotë, por janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk përfitojnë nga plani ekonommik i qeverisë.

-Çfarë do të bëhet me mijëra e mijëra ambulantë dhe të tjerë të vetëpunësuar, që nuk janë përfshirë në vendimin gjysmak të qeverisë. Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar veprimtarinë e tyre.

-Çfarë do të bëhet me fermerët?

-Çfarë do të bëhet me qindra, mijëra të punësuar në sipërmarrje prodhuese dhe sipërmarrje të mëdha për shkak të vështirësive dhe problemeve të infektimit kanë mbylluar dyert dhe kanë mbyllur aktivitetin, janë në pamundësi për pagimin e pagave dhe përballimin e kosotove të tjera?

Plani që i është paraqitur qeverisë është i qartë dhe i zbatueshëm.

Dokumenti është bërë publik prej dy javësh dhe në mënyrë të përsëritur është edhe shpallur publikisht. Nga kjo zyrë kam shpallur publikisht koston e përllogaritur për të gjitha masat që kemi propozuar dhe është mbledhja e kësaj kostoje që ka çuar në shifrën prej 90 milion euro në muaj që kemi propozuar si pjesë e paketës për të ndihmuar të gjitha kategoritë, njerëzit në nevojë, ata që kanë humbur të ardhurat, ata që janë në shtrëngesë ekonomike, pavarësisht janë në listën e ndihmës ekonomike apo jo, por edhe sipërmarrja. Gjithçka është bërë me transparencë, me përllogaritje, të cilat, po kështu, janë shpallur publikisht.

Ndaj, nuk është momenti për të harxhuar kohë duke sulmuar opozitën, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, duke i pranuar propozimet e saj me vonesë, por është koha për të reflektuar dhe për të ndihmuar njerëzit. Asnjë nga propozimet tona nuk bëhet as për fushatë, as pa doganë. Të gjitha propozimet do t’i zbatonim dhe do t’i vinim në jetë, nëse sot do të ishim në drejtim të vendit. Ky ka qenë kriteri mbi të cilin është hartuar paketa jonë e propozimeve.

Deri më sot janë adoptuar një pjesë e tyre në letër, akoma presim të zbatohen në terren, ndërkohë që i bëjmë thirrje të zbatojë edhe pjesën tjetër.  Edhe njëherë: është fare e thjeshtë. Nëse Shqipëria me një buxhet dy herë më të madh se Kosova ka destinuar një shumë tre herë më të vogël se Kosova në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe sipërmarrjes, atëherë çdokush e kupton se po bëhet tepër pak, tepër vonë.

Nuk po kërkojmë asgjë më shumë, asgjë më shumë, por nuk mund të pranojmë asgjë më pak se sa Shqipëria të ngrihet të paktën në nivelin e Kosovës. Mendja ta do që mund të kërkonim dyfishin, meqë kemi dyfishin e buxhetit, por ne po kërkojmë minimalisht atë që Kosova ka shpallur dhe po ekzekuton për qytetarët e vet. Plani ynë është realist, është i zbatueshëm dhe duhet menjëherë të adoptohet dhe të vihet në funksion të njerëzve, sepse sot ka nisur një muaj edhe më i vështirë se ai që lamë pas, në veçanti sa i përket pasojave ekonomike për njerëzit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0