Vendi ndodhet në një pandemi globale dhe për këtë arsyje qeveria ka marrë një sërë masash, të cilat kanë penalizuar shumë biznese me mbylljen e tyre. Tashmë nuk ka më njerëz nëpër tregje, mbi të gjitha pothuajse të gjitha dyqanet janë mbylluar. Qytetarët janë në një vetëkarantinim, për të mirën e tyre dhe të komunitetit. Por nevoja për blerje mbetet e njëjtë. Pikërisht këtë kërkesë po shfrytëzojnë sipërmarrjet e tregtisë dhe shërbimeve online. Aktualisht po lulëzon biznesi online.
Lexo: COVID-19, Drejt shërimit pacienti zero në Shqipëri
Qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve, lokaleve, dyqaneve, palestrave, pishinave deri në një njoftim të dytë. Por, mjafton një telefonatë në numrin që bizneset kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve dhe nuk është e nevojshme që ata të shkojnë fizikisht nëpër dyqane. Qytetarët mund të bëjnë porosi edhe në faqet e bizneseve. Nga një kërkim që BusinessMag ka bërë ju informon me disa nga supermarketet dhe dyqanet që ofrojnë blerje online:
Supermarketi Spar Albania: Në faqen e tyre në rrjetet sociale i lajmëron qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Ata kanë vendosur një numër kontakti 0689000114 ku ju mund të bëni porositë. Minimum i porosisë duhet të ketë vlerën e 5000 lekëve nga produktet e katalogut. Porositë që bëhen nga Tirana deri në orën 13:00 do të vijnë në shtëpinë tuaj mbrenda ditës. Ndërsa porositë që bëhen pas orës 13:00 do të vijnë ditën tjetër. Për qytetin e Durrësit porositë do të vijnë pas 24 orësh. Ju mund të bëni porosi nga ora 08:00-20:00. Pagesën e bëni cash në momentin e dorëzimit të porosive. Transporti është falas!
Eurolab Internacional sjell ne platformën e saj Online, portofolin e zgjeruar të produkteve nga kategoria ushqimore: pasta, salca, uthull, etj; me pije alkoolike, birra, shampanjë, verëra; dhe pijet si si ujë, çaj i ftohtë, lëngje frutash, apo pije me gaz, etj. Produktet janë përzgjedhur për të qenë të veçantë (unikë). Ato ndihmojnë që të gjithë klientët të kenë përvojën më të mirë, si ata që kanë kërkesa për produkte tradicionale, edhe ata që kërkojnë produkte dietike.
Breezy Collection: Dyqan rrobash në të cilin ju mund të blini rroba. Ju gjithashtu në këtë kohë pandemie mund të bëni porosi online. Porosi mund të bëhen nga i gjithë vendi.
Baboon Delivery: Ofron shërbime edhe në këtë kohë pandemie. Mjafton që të shkarkoni aplikacionin. Shërbimet ofrohen 24 orë, 7 ditë të javës.
Era Delivery: Qëndron hapur ccdo ditë nga ora 11:00-24:00. Ata kanë vendosur në dispozicion numrin e telefonit ku qytetarët mund të porosisin: 0672065000.
Eco Market: Rrjeti i marketeve, në kuadër të situatës së krijuar prej Covid-19, ka ndërtuar një platformë ku qytetarët mund të porosisin online. Pagesën mund ta bëni cash, pasi merrni produktet.
Lexo: Kryeministri: Administrata gjobë 3 muaj rrogë nëse shkon me makinë në punë
Supermarket Bioju: Ka vendosur për qytetarët që të ofrojë online dërgesa. Në këtë kohë ata këshillojnë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të porosisin online.
FarmaOn: Nëpërmjet disa klikimeve ju mund të lundroni në faqen e FarmaOn dhe të keni produktet që dëshironi në shtëpinë tuaj.
Hapat e vegjël: Dyqani i lodrave prej druri për fëmijë. Ofron shërbime online ku ju mund të kontaktoni në numrin 069 37 69 292.
Albsolution: Ofron shërbim online për produkte me vlerë mbi 5000 lekë në Shqipëri. Pasi ju merrni produktin bëni pagesën cash ose me debiti/krediti.
Stina.al: Ofron shërbime online. Qytetarët mund të blejnë rroba dhe ccdo aksesorë që ju nevojitet. Transporti bëhet në të gjithë vendin.
Bees and Trees: Ofron produkte kozmetike. Ju mund të porosisni online në këto kohë që ndodheni në shtëpi.
Lexo: COVID-19, Shkon në 59 numri i të infektuarve në vend. Shënohet viktima e dytë
Aladini: Dyqani më i madh për blerje online në Shqipëri. Bli nga shtëpia rroba, këpucë, aksesorë, elektroshtepiake, enë kuzhine, televizorë, kompjutera, kasetofonë, smartphone, kufje, lodra, bicikleta, makina rroje, pjastra, pajisje kompjuteri, kancelari, smartphone, tableta, veshje për femra, meshkuj, libra, produkte për kujdes personal.
Pjesë e platformës janë dhe portalet e specializuara si Bukinist.al, Ide dhuratash, Beba dhe Sekreti.
ebuy.al është platforma online më e kompletuar në Shqipëri, ku tregtohet në një vend të vetëm një shumëllojshmëri produktesh të firmave/kompanive të ndryshme.
Movida.al është platformë online, ku ju mund të blini online: smatphone, rroba për femra dhe meshkuj, aksesorë, pajisje elektronike, produkte shkolle, elektroshtëpiake.
Cliché Shop: Markë me produkte tërësisht italiane në fushën e bizhuterisë dhe aksesorëve të modës. Kategoria e produkteve nis ngabizhuteria fashion e aksesorë fashion për flokë deri te aksesorët e modës si, shall, kapele, doreza, fular, ide dhuratash, aksesorë për meshkuj, ora, çanta, portofolë etj. Transporti është falas brenda vendit për blerje mbi 1990 lekë.
Gjirafa50.com: Dyqani online më i madh për produktet teknologjike në Kosovë. Është dyqan online i specializuar për shitjen e TOP produkteve më të kërkuara të teknologjisë dhe me çmimet më të lira.
GjirafaMall: Site E-commerce për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. GjirafaMall.com është dyqanë online në Kosovë me mbi 60.000 produkte nëpër kategori të shumta: auto, librari, shtëpi, aksesorë, veshje, teknologji, kozmetikë, sport, vegla pune. Transportin e porosive e bëjnë për 48 orë.
FSHF: Ofron për të blerë online veshje, bileta dhe aksesorë të Kombëtares shqiptare.
Neptun: Ka nisur aktivitetin në vitin 1993. Një ndër kompanitë më të mëdha në vend, me një rrjet të gjerë dyqanesh në Tiranë e rrethe. Lider në shitjen e pajisjeve elektro-shtëpiake në tregun online.
Grepi.al: Lindi në Gusht të vitit 2012, si një tentativë për ta thjeshtësuar proçesin e listimit online të produkteve, shërbimeve, pronave, etj. Nisja zyrtare është Shtatori i vitit 2013, ku filloi promovimi dhe reklamimi i tij.
SAvenue do të thotë “Bulevardi i Stilit”. Një shop online që sugjeron veshje të kompletuara dhe kërkon që femrat shqiptare të vishen më me stil. Trendi i kohëve të fundit në vendin tonë, janë faqet e panumërta në Instagram që shesin veshje për të gjitha kategoritë, por të pakta janë faqet e organizuara online ku ti njihesh me çmimin, me veshjen në trupin e modeles, ofertat e momentit dhe sigurisht të ofrohet transport pa patur nevojën të lëvizësh nga komoditeti i shtëpisë.
Kantina Alimani është dyqani online i verës në Shqipëri! Konsumatorët nga Tirana dhe në mbarë Shqipërinë mund të porosisin dhe marrin verën brenda 24 orëve.
Altissia Privè është një shopping club privat online ku të regjistruarit mund të gjejnë markat më ekskluzive të veshjeve, aksesorëve, këpucëve dhe kozmetikës me çmime outlet. Rregjistrimi është i thjeshtë, falas dhe pa blerje të detyrueshme. Mjafton një klik për të pasur akses tek të gjitha ofertat e fundit dhe për të qenë gjithmone të azhornuar me të rejat më të fundit të modës dhe kujdesit për veten!
Lexo: Reduktohen oraret e lëvizjes së këmbësorëve. Pensionistët ftohen të telefonojnë për pensionin
“Gjeje Vetë” është një kompani e krijuar pas shumë kohësh planifikimi dhe studimesh mbi tregun online nga profesionistë me eksperincë shumë vjeçare, me një dwshirë të madhe për të sjellë një platformë shitje-blerje dhe promovimi inovative. Shumëllojshmëria e produkteve dhe shërbimeve bën që website të ketë shumë vizibilitet. Kjo platformë krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të afërt ndërmjet shitësit dhe blerësit. Gjejevete.al ka mbi 30,000 produkte dhe bashkëpunon më shumë se 300 dyqane.
efarma.al: Farmaci e cila kryen shitje online. Përmban produkte, si: higjiene, kozmetike, suplemente të ndryshme dhe aksesorë për beba.
Emarket.al është një platformë online në të cilën tregtohen një shumëllojshmëri produktesh ushqimore dhe joushqimore të firmave/kompanive të ndryshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.