Lufta “përshkallëzohet”/ BE propozon sanksione të reja për Rusinë - Business Magazine Albania

Lufta “përshkallëzohet”/ BE propozon sanksione të reja për Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen propozoi të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, që përfshijnë kufizime të mëtejshme tregtare, shtimi i individëve të tjerë në listën e të sanskionuar dhe një kufi të çmimit të naftës për vendet e treta.

Propozimi tani do t’i shkojë 27 vendeve anëtare të bllokut, të cilat do të duhet të kapërcejnë dallimet mbi sanksionet e reja dhe të arrijnë unanimitet për t’i zbatuar ato.Kjo mund të marrë kohë , por BE-ja është nxitur të veprojë  shpejt pas mobilizimit të pjesshëm ushtarak të Rusisë, kërcënimet bërthamore ndaj Perëndimit dhe lëvizja për të aneksuar një pjesë të Ukrainës.

Lexo edhe;  Çmim tavan për gazin? BE ende e paqartë nëse duhet ta zbatojë

“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë. Dhe ne jemi të vendosur të bëjmë Kremlinin të paguajë çmimin për këtë përshkallëzim të mëtejshëm, prandaj po propozojmë një paketë të re sanksionesh shtrënguese kundër Rusisë.” – tha Von der Leyen.

Më herët të mërkurën, një këshilltar i lartë ekonomik i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje BE-së të shkurtojë më tej flukset e parave në Rusi nga shitjet e karburanteve .

Oleg Ustenko tha se “paratë e lara me gjak” do të vazhdojnë të shkojnë  në Moskë nëse kompanitë evropiane nuk bëjnë dicka. / Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0