Çmim tavan për gazin? BE ende e paqartë nëse duhet ta zbatojë - Business Magazine Albania

Çmim tavan për gazin? BE ende e paqartë nëse duhet ta zbatojë

Një grup vendesh të Bashkimit Europian do ta shtyjnë Brukselin këtë javë të dalë me plane të qarta për vendosjen e një cmimi tavan të gazit, sipas një drafti të parë nga Reuters.

Bashkimi Europian propozoi një paketë masash emergjente për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë në fillim të këtij muaji, por e ka shmangur deri më tani një kufi të çmimit të gazit, propozim ky që ka përçarë 27 vendet anëtare të bllokut.

Vendet në favor të tij planifikojnë të rrisin presionin ndaj Brukselit, me një letër që i kërkon Komisionit Europian të bëjë propozime mbi një kufi të çmimit të gazit për diskutim në një takim të ministrave të energjisë të BE të premten, pasuar nga një propozim legjislativ sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo edhe: Franca ndërhyn në treg. Vendos kufirin 15% për rritjen e çmimit të energjisë

“Ne pranojmë përpjekjet e bëra nga Komisioni dhe masat që ka marrë për të përballuar krizën. Por duhet ende të trajtojmë atë që është problemi më serioz nga të gjithë: çmimi i shitjes me shumicë të gazit natyror”, thuhet në letër.

Zyrtarët e BE-së pohuan se rreth 10 vende po shqyrtojnë mundësinë e firmosjes së draftit; mes tyre Belgjika, Italia, Polonia, Malta e Greqia. Letra e drejtuar komisioneres europiane të energjisë, Kadri Simson, kërkon një kufizim çmimi për të gjitha transaksionet me shumicë të gazit.

Diplomatët janë duke negociuar dhe përmbajtja e saj ende mund të ndryshojë ende. Drafti thekson se kufizimi i çmimit të gazit do t’i ndihmonte vendet të frenojnë “presionet e paqëndrueshme të inflacionit” që godasin familjet dhe bizneset dhe mund të projektohet në një mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë e furnizimit.

Ndërkohë Gjermania, Holanda dhe Danimarka argumentojnë se kufizimi i çmimit mund të rrezikojë sigurinë e furnizimit duke dëmtuar aftësinë e BE-së për të tërhequr dërgesat e gazit këtë dimër./Reuters  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0