Lufta më e madhe në botë sot është lufta për vlerësim dhe miratim.
Ne jemi një shoqëri, pasiguritë e së cilës përforcohen çdo ditë, dhe ne mbetemi në kërkim të asaj gjëje, atij personi apo atij grupi që na vlerëson dhe na e jep me vulë miratimin.
Lufta më e madhe në botë nuk është terrorizmi, rrëmbimet apo ndonjë formë tjetër dhune, janë pasiguritë personale.
Të gjitha pasiguritë tona, bëhen bashkë në një buqetë dhe shoqëria na i shet në mënyrën më të bukur. Njerëzit blejnë atë çfarë u shitet. Për këtë arsye industria e kozmetikës është një industritë miliarda dollarëshe. Përse? Sepse njerëzit ndihen të pasigurt me pamjen e tyre. Për shembull, ofendimi më i madh që mund t’i bëhet një femre është t’i thuash se ajo është e shëmtuar, ofendimi më i madh kundrejt një mashkulli është t’i thuash se ai është një dështak i varfër.
Njerëzit krijojnë marrëdhënie për të qenë të vlerësuar, për të patur dikë që i plotëson. Dhe nuk është çudi që shumica e lidhjeve dështojnë. Njerëzit hyjnë në një lidhje me miliona pasiguri dhe më pas presin nga personi tjetër që t’i zgjidh këto pasiguri.
Shumë njerëz hyjnë në borxhe vetëm për t’u dukur. Disa blejnë makina të shtrenjta, shtëpi, ushqime apo pije për të rënë në sy të atyre që nuk kanë asnjë interes. Nëse blini gjëra vetëm për t’u bërë përshtypje të tjerëve, atëherë ju jeni duke mashtruar veten, dhe kjo është një shenjë e qartë pasigurie.
Unë nuk jap para borxh, vetëm në rastet kur jam gati t’i humb ato. Unë nuk shkoj në një konferencë apo koncert, dhe më pas të postoj një foto në rrjetet e mia sociale “për inat të dikujt”. Për të qenë e sinqertë, 90% e eksperincave më të mira që kam kaluar, nuk kanë asnjë foto për t’u mbajtur mend. Nëse jeni duke e shijuar aq shumë atë që po bëni, ku e gjeni kohën për të ndarë statuse apo për të raportuar gjithçka po ndodh? Këtë e bëjnë njerëzit që kanë nevojë për vlerësim. Ata udhëtojnë jo sepse duan, ata udhëtojnë që të vlerësohen.
Vrasësi më i madh i origjinalitetit është të mundohesh të kërkosh vlerësim apo miratim. Kjo është arsyeja pse inovacionet rrallë dalin nga grupet apo organizimet e mëdha. Organizimet gjithmonë zgjedhin idenë mesatare që josh më shumë grupin.
Media sociale është një gjurmë dixhitale. Nëse Instagram apo Facebook do të ekzistojë pas 100 vitesh, nipërit tuaj do të kenë kujtimet që keni lënë në to, sesa fantastik ishte gjyshi apo gjyshja e tyre.
Disa njerëz thotë se nuk ju intereson fare çfarë thotë të tjerët, kur bëhet fjalë për kritikat. Për këta persona “vdesin” për fjalë të mira e lajka. I vetmi person që vërtetë nuk e vret mendjen për fjalët e të tjerëve, është ai që nuk i hyjnë në sy as kritikat e as lavdërimet.
Njerëzit sot të bëjnë qejfin, e nesër… nesër histori tjetër. Sa më shumë vlerësim të kërkosh aq më i zhgënjyer do të mbetesh. Mendimi juaj është e vetmja gjë që ka rëndësi. Të gjithë kemi disa njerëz që nuk i pëlqejmë, e unë personalisht nuk i pëlqej ata që kërkojnë vazhdimisht fjalë të mira e vlerësime boshe. Prandaj zgjedh t’i injorojë. Lavdërimet qoftë nga miqtë, kolegët apo shefi janë thjesht kurthe që të verbojnë nga qëllimet e tua. Sidomos kur janë lajka për të të bërë qejfin.
Kur ne kërkojmë vlerësim, sidomos nga njerëz që e vuajnë këtë mungesë, ne humbasim veten dhe synimet që kemi.
Kujto! Titulli i punës nuk të përcakton. Gjërat që zotëron nuk të përcaktojnë, personi me të cilin shoqërohesh nuk të përcakton. Arritjet akademike nuk të përcaktojnë ty. Telefoni, makina, shtëpia luksoze që ke, nuk të përcaktojnë ty. TI PËRCAKTON VETEN.
I vetmi person të cilin duhet të surprizosh, është vetja. Tek e fundit me atë e ke kaluar dhe do ta kalosh jetën. Ti fle dhe zgjohesh me veten. Ti do të vdesësh me veten. Prandaj duaje veten ashtu siç je. E vetmja gjë që ka rëndësi në fund të ditës është: “Çfarë bëre sot për veten?”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.