Lucid Motors mund Tesla në distancë, duke kaluar 520 kilometra me një karikim - Business Magazine Albania

Lucid Motors mund Tesla në distancë, duke kaluar 520 kilometra me një karikim

karikim

Lucid Motors, një startup që prodhon makina, ka tejkaluar Tesla-n mjet automjetit elektrik, duke  udhëtuar më larg me një karikim të vetëm.

Gama më e lartë e Lucid, Air Dream Edition, mund të kalojë 520 kilometra me një bateri të plotë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit. Kjo është 100 milje më shumë se Tesla Model S Long Range.

Fakti se sa larg mund të udhëtojnë makinat elektrike para se të vihen në prizë, është i rëndësishëm sepse infrastruktura për karikimin e automjeteve është në fillimet e saj dhe mbushja e një baterie mund të zgjasë disa orë, në varësi të makinës dhe karikuesit.

Presidenti Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë duan që njerëzit të kalojnë në automjete elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë derisa industria e automobilave të lehtësojë frikën se shoferët do të mbeten të bllokuar pa prizë në rrugë ose do të duhet të presin orë të tëra që makinat e tyre të furnizohen me energji.

Lexoni: Makinat Volvo në Evropë po lajmërojnë njëra-tjetrën kur hasin rreziqe ose rrugë të rrëshqitshme

Derisa të ketë më shumë stacione të karikimit të shpejtë, prodhuesit e automjeteve po përpiqen të dalin me makina elektrike që mund të shkojnë në distanca më të gjata me një bateri të plotë. Tesla, e cila prodhon rreth dy të tretat e automjeteve elektrike të shitura në Shtetet e Bashkuara, ka fituar prej kohësh atë vend. Ajo prodhon makina që mund të udhëtojnë më shumë se 300 kilometra me vetëm një karikim. Shumë prodhues automjetesh janë përpjekur të arrijnë atë prag ose të shkojnë përtej saj.

Lucid dhe shefi ekzekutiv i tij, Peter Rawlinson, një ish inxhinier i Tesla, kanë thënë se makinat e tyre do të shkojnë më tej se Tesla, sepse ato janë më aerodinamike dhe përdorin motorë më të vegjël, më efikasë dhe përbërës të tjerë. E.P.A. siguroi konfirmimin zyrtar të këtyre pretendimeve.

Tesla pritet së shpejti të përballet me shumë më tepër konkurrencë, duke përfshirë Lucid dhe Rivian, një tjetër startup që pritet të fillojë dërgimin e kamionëve elektrikë tek klientët këtë muaj. Prodhuesit tradicionalë të automobilave si General Motors dhe Volkswagen po përshpejtojnë përpjekjet e tyre. Ford Motor po planifikon të shesë një version elektrik të kamionit të tij F-150, automjeti më i popullarizuar në Shtetet e Bashkuara.

Por, makinat e Lucid do të zënë një vend luksoz në treg. Air Dream Edition fillon me 169,000 dollarë pa stimuj federalë dhe shtetërorë. Megjithatë, kompania ka thënë se do të ofrojë versione më të përballueshme të Air, përfshirë atë që do të shitet për rreth 77,000 dollarë. Kompania po punon gjithashtu për një automjet sportiv.

/nyt

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0