Lorina Haxhiaj, e reja shqiptare në 10 vajzat më të mira në Europë për hedhje me parashutë - Business Magazine Albania

Lorina Haxhiaj, e reja shqiptare në 10 vajzat më të mira në Europë për hedhje me parashutë

Lorina Haxhiaj

Fluturimet me parashutë janë një adrenalinë e veçantë, e cila zgjon të gjitha shqisat.
Femrat, të cilat merren me këtë sport nuk janë të shumta në numër dhe kur spikat një grua shqiptare ne ndihemi njëherazi krenarë.
Ajo është Lorina Haxhiaj, me një shpirt sfidues dhe që ka dalë në “Top 10 Parashtusitet” më të mira në Europë.
Është shquar në këtë çmim të marrë për nivelin e saj të korrektesës në fluturime dhe sigurisë.  Lorina ka studiuar në marketing, një profesion që e ushtron në përditshmëri. Ajo bën një ndarje mes pasionit për t’u marrë me fluturime dhe profesionit për të punuar çdo ditë. “Kam kuptuar që e dua më shumë natyrën dhe çdo gjë tjetër kur jam në ajër”, shprehet ajo.


Cili do të ishte rrëfimi juaj për jetën tuaj?

Do ta përmbledh me fjalën ” Përmbushje”. Mendoj që njeriu në jetë duhet të ndihet fillimisht i përmbushur dhe i rrethuar nga njerëzit që i do dhe e duan më së shumti. Nëse një ditë do ulesha përballë vete sime dhe të tregoja se kush jam unë do filloja të numëroja gjithë të mirat në jetën time.

Artikulli u publikua më parë në faqen 1o të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shkarkoni Këtu nr. 30 të saj, duke u abonuar në Businessmag.


A kanë qenë njerëzit mbështetje për ju që të vazhdoni një sport të tillë si parashutizmi?

Po, kanë qenë dhe për këtë mendoj që kam qenë me fat.
Kam një familje që ndjek çdo hap timin dhe më mbështet. Kam një partner të jetës që ma zbukuron edhe më tepër atë, duke shfaqur kujdesin pa kushte ndaj meje, njëkohësisht dhe një profesor, i cili besoi tek fuqia e ëndrrës sime.
Asnjë njeri nuk mund t’ia dalë i vetëm, pa mbështetjen magjike të njerëzve.

Cila është ndjesia juaj kur fluturoni?

Unë e kam pjesë të shpirtit tim këtë sport. E kam zgjedhur dhe do ta vazhdoj deri në fund. Iki të fluturoj kur jam e mërzitur, e lumtur apo kur dua t’i arratisem botës.
Në çdo moment të jetës sime, sado e lodhur të jem, (sepse jeta nuk është e lehtë të gjithë kemi sfida), unë i them vetes: “Kjo është diçka që ti e ke zgjedhur vetë, ndaj kurrë mos e lër në gjysëm”. Fluturimi është motiv i jetës.
Unë dua që edhe në jetë të fluturoj, të marr emocione. Kjo më ka bërë ta shoh botën edhe më të bukur, edhe më pozitive dhe dinamike.
Nuk ka asgjë tjetër në botë që zëvendëson vlerën e fluturimit dhe ndikimin që sjell tek unë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 1o të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shkarkoni Këtu nr. 30 të saj.Profesioni juaj a ka lidhje me pasionin?

Të dyja janë shumë të rëndësishme. Për të pasur para dhe për të ndjekur pasionet duhet një punë e mirë dhe intensive. Kam përfunduar studimet në marketing në Tiranë dhe më pas e kam ushtruar si profesion gjithnjë.
Por, nuk ka asgjë më të shenjtë se pasioni im. Nëpërmjet pasionit unë arrij të kuptoj çfarë dua dhe nuk dua, filloj ta dua më shumë natyrën dhe të qëndroj në pranë saj.

Si nisi e gjithë kjo eksperiencë?

Jam nga ata persona që nuk i bëj gjërat për dukje. Në një rast të tillë më mirë zgjedh të mos i bëj fare.
Kam nisur të merrem me këtë sport, sepse doja të mësoja një gjë të re. Fundin e një viti dua ta mbyll duke mësuar dy gjëra të reja, të cilat të më shërbejnë. Kështu nisi dhe më pas u kthye në diçka tepër serioze.

Lexo: Autoriteti financiar i Anglisë do të rregullojë me ligj platformat e shkëmbimit të kriptomonedhave

A duan shumë guxim fluturimet me parashutë?

Fluturimi në ajër nuk është i vështirë dhe është shumë relaksues. Këtë gjë e kanë provuar shumë njerëz dhe miq të mi.
Kursi që kam ndjekur më ka ndihmuar shumë. Profesor Alket Islami, i cili në jepte leksione, nuk na lejonte kurrë të thyenim rregullat dhe çdo gjë ishte në vendin e vet. Ndaj, them se nuk është e vështirë dhe frika është thjesht në kokën tuaj.


Si një nga parashutistet femra më të mira në Europë, si ndiheni?

Ndihem më shumë fat që ia arrita kësaj gjëje pas një pune shumë të gjatë dhe të lodhshme. Unë fitova në fakt pozicionin si një parashtusite e mirë dhe dola në vend të shtatë.
Nuk e mendoja kurrë që do isha në listën e 10 vajzave më të mira në Europë për fluturime me parashutë, por ndodhi. Besoj se arrin rezultat nëse ke besim tek vetja dhe tek gjërat e bëra me përkushtim.

Cila është përvoja juaj më e bukur në fluturime me parashutë?


Nuk janë shumë të rrezikshme, por janë thjesht të guximshme.
Kam fluturuar natën, kur mezi shihja. Doja ta provoja si eksperiencë dhe e shijova në maksimum atë natë. Mund të them me bindje që bota në të cilën më fut fluturimi me parashutë është e pamatë.

Cila është pjesa më e bukur e një “Parashutisti”?

Të dëgjoj që një vajzë ka nisur të merret me fluturime në ajer.
Është e mrekullueshme. Ka raste kur rrija gjithë natën pa gjumë, duke kujtuar emocionet që kisha perjetuar nga hedhjet. Ndaj, medoemos duhet ta provoni nëse e keni në mendje dhe mendoni që mund t’ia dilni.

Përgatiti / Megi Latifi

Artikulli u publikua më parë në faqen 1o të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0