Autoriteti financiar i Anglisë do të rregullojë me ligj platformat e shkëmbimit të kriptomonedhave - Business Magazine Albania

Autoriteti financiar i Anglisë do të rregullojë me ligj platformat e shkëmbimit të kriptomonedhave

Mbikëqyrësi financiar i Mbretërisë së Bashkuar tha sot se do të sigurojë që firmat e kriptove të kenë “korridore sterile” midis produkteve dhe shërbimeve të ndryshme që ato ofrojnë, pasi po bën një vlerësim të pasojave që la shkatërrimi i paltformës së njohur të shkëmbimit FTX  dhe përgatitet ta vërë seKtorin nën shina.

Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) tha se firmat do të kenë nevojë për ndarje të qarta midis produkteve dhe shërbimeve të tyre kur ajo rregullon sektorin

Duke folur me deputetët në një seancë dëgjimore të komisionit të përzgjedhur sot, zyrtarët e Autoritetit të Sjelljes Financiare thanë se rregullatori kishte marrë “mësime” nga rënia e perandorisë së Sam Bankman-Fried dhe do të siguronte që produktet dhe shërbimet kripto të mos kontaminojnë njëri-tjetrin kur ai ka fuqi për të rregulluar sektorin.

Lexo edhe: Standard Chartered: Bitcoin mund të arrijë në 5 mijë dollarë në 2023

Shpërthimi i FTX dhe kolapsi i firmës së saj motër Alameda ka nënvizuar rrezikun e rrjedhjes së fondeve dhe shërbimeve që dëmtojnë njëra-tjetrën në platformat kripto, si dhe natyrën e ndërthurur të perandorisë së Bankman-Fried.

Drejtori i pagesave dhe aseteve dixhitale të FCA-së, Matthew Long, tha se FCA do të përpiqet të eliminojë praktikën e ngjashme kur të rregullojë sektorin.

FCA aktualisht nuk ka mbikëqyrje të bizneseve të kriptomonedhave, por pritet të fitojë kompetenca më të mëdha si rezultat i një ndryshimi në Projektligjin e Shërbimeve Financiare dhe Tregjeve që kalon nëpër parlament.

Ministrat kanë finalizuar planet për të rregulluar sektorin dhe do të lejojnë rregullatorët të kontrollojnë se si firmat funksionojnë dhe reklamojnë produktet e tyre, raportoi The Financial Times./ City AM 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0