Sipas një zbulimi të kohëve të fundit nga BuzzFeed News, rezulton që postimet tuaja private në Instagram mund të mos jenë aq private.
Lexoni: Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram
Sipas gjetjeve të tyre, duket se duke shfletuar një profil në Instagram dhe duke inspektuar kodin burimor të faqes në internet, mund të gjesh URL-në e fotografisë që gjendet në llogarinë përkatëse, nga e cila më pas mund ta ndash me të tjerët.
Kjo do të thotë që nëse jeni duke ndjekur një llogari private, mund të gjeni burimin e saj dhe ta lidhni me fotografinë ose videon me të tjerët që të mund ta shikojnë atë, edhe nëse nuk janë duke ndjekur atë llogari.
“Sjellja e përshkruar këtu është e njëjtë me marrjen e një fotografie të një shoku në Facebook dhe Instagram dhe shpërndarjen e saj me njerëzit e tjerë. Kjo nuk do t’u japë njerëzve qasje në llogarinë private të një personi”, deklaroi një përfaqësues i Facebook-ut për Buzz Feed News.
Lexoni: E bija e reperit Eminem tani është influencer-e në Instagram me 1.6 milionë ndjekës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto