Pothuajse të gjithë e njohim LinkedIn si një platformë profesionale, Linkedin është ndër mjetet më të mira për punëmarrësit dhe punëdhënësit për të kërkuar dhe për të gjetur njëri-tjetrin. Për shkak të numrit të shumtë të përdoruesëve, prej 830 milionë në 200 shtete të botës, mundësia për të gjetur një vend pune është e lartë, po aq sa edhe mundësia për të mësuar, për të krijuar shoqëri, partneritete dhe për të zbuluar më shumë.
Linkedin u krijua zyrtarisht në 5 maj 2003, vetëm nëntë muaj përpara se Facebook të shfaqej në Harvard, duke e bërë rrjetin më të vjetër social që përdoret ende sot.
Lexo: LinkedIn rendit dhjetë kompanitë më të mira për të punuar në 2022-in
Misioni i LinkedIn është i thjeshtë: të lidhë profesionistët e gjithë botës, për t’i bërë ata më produktivë dhe të suksesshëm. Ky ishte qëllimi i cili u ngrit në dhomën e ndenjes së bashkëthemeluesit Reid Hoffman në 2002 dhe u lançua zyrtarisht më 5 maj 2003.
Sot, LinkedIn udhëheq një biznes të larmishëm me të ardhura nga abonimet e anëtarësimit, shitjet e reklamave dhe zgjidhjet e rekrutimit nën udhëheqjen e Ryan Roslansky. Në Dhjetor 2016, Microsoft deklaroi blerjen e LinkedIn, duke bërë bashkë cloud-in kryesor profesional në botë dhe rrjetin kryesor profesional në botë.
Ajo që na mbetet të themi është: Urime LinkedIn!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto