Ligji i ri i taksave/ Parashikohet edhe tatim fitimi për të ardhurat nga kriptomonedhat - Business Magazine Albania

Ligji i ri i taksave/ Parashikohet edhe tatim fitimi për të ardhurat nga kriptomonedhat

Profesionistët e lirë do të taksohen duke nisur nga viti i ardhshëm. Në një intervistë, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shpjeguar skemën e taksimit për këtë kategori që deri më tani janë trajtuar si biznes i vogël pa taksa.

“Në shumë raste kemi konstatuar shkelje ku një person fizik hap niptin e tij me qëllim për të mos paguar taksa si i punësuar. Ligji e rregullon këtë në dy drejtime, pra duke hequr përjashtimin për profesionet e lira dhe duke pasur një klauzolë, që nuk lejon fragmentimit. Brenda ligjit kemi një element që nëse ti si person fizik një përqindje të lartë të aktivitetit tënd e ke me një biznes tjetër, atëherë e kategorizojmë si punësim dhe e taksojmë si punësim. Ne jemi duke konsideruar se cilat do të jenë profesionet që nuk do të jenë më subjekt i përjashtimit por i tatimit me normën 15% për sa i përket tatimit për personat fizikë”, tha Delina Ibrahimi, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Por, edhe pse fokusi janë profesionistët e lirë, ligji i ri do të jetë i gjerë dhe do të shtrihet në shumë fusha deri edhe në taksimin për monedhat digjitale.

“Ligji gjithashtu bën disa rregullime sa i përket trashëgimisë, ka nene që flasin për pensionet private vullnetare, ka nene që merren me taksimin edhe të monedhave digjitale.”

Sipas ministres Ibrahimaj përjashtimet aktuale në taksa për sektorë të caktuar do të vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në vitin 2029.

Do të vazhdojnë të qëndrojnë ato përjashtime që ne kemi aktualisht që do të thotë bizneset me qarkullim deri në 14 mln lekë, për sektorin e turizmit, incentivat për sektorin e IT apo për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, tha Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0