Libri ‘Alarmi i rremë Corona’/ Shiten miliona kopje në Gjermani - Business Magazine Albania

Libri ‘Alarmi i rremë Corona’/ Shiten miliona kopje në Gjermani

‘Alarmi i rremë Corona’ i shkruar nga Karina Reiss, studiuese dhe pedagoge në Universitetin e Kiel, dhe Sucharit Bhakdi, specialist mjekësor në mikrobiologji dhe epidemiologji të infeksioneve është libri më i shitur në Gjermani javët e fundit sipas renditjes së përgatitur nga e përjavshmja ‘Der Spiegel’. Ndërsa shifra e shitjeve llogaritet në disa milionë, libri vë në dyshim efektivitetin e masave te izolimit dhe bllokimit të ndërmarra në të gjithë botën dhe flet gjithashtu edhe për vaksinën e mundshme antiCovid.

Qëllimi i autorëve është të tonifikojë debatin, gjithnjë e më të polarizuar midis “katastrofistëve” dhe “mohuesve” të virusit, duke sqaruar me fakte dhe të dhëna shkencore “mendimet kontradiktore, lajmet false dhe informacionet e kontrolluara politikisht” që qarkullojnë mbi pandeminë. Gjithashtu në libër akuzohet qeveria gjermane dhe mediat në vend për menaxhimin e kontrolluar të numrave mbi vdekshmërinë nga infeksioni i Covid

Duke numëruar pa dallim rastet e Covid mes të sëmurë rëndë, të sëmurë me simptoma të lehta dhe asimptomatikët, autorët kanë dale në konkluzionin se ka shtrembërime në numra dhe se janë shpallur viktima të Covid shumë raste të dyshuara që kanë humbur jetën pasi janë testuar positive nga testi i tamponit.

Duke mos pasur mundësi të kryejnë ekzaminime të autopsisë në trupat e atyre të infektuar nga Sars-Cov-2, theksojnë ekspertët, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet me saktësi se sa kanë vdekur me të vërtetë deri më tani për shkak të Covid-19 dhe sa vdekje kanë qënë të shkaktuara nga patologjitë e mëparshme. Sipas të dhënave të siguruara nga Bhakdi dhe Reiss, për më tepër, në të paktën tetë nga dhjetë raste të testuar pozitiv nga tamponi nuk tregojnë simptoma të sëmundjes dhe sipas autorëve, numri i infeksioneve duhet të jetë shumë më i lartë. Në dritën e kësaj konsiderate, shkalla e vdekshmërisë së virusit gjithashtu është shumë më e ulët nga sa është raportuar dhe sipas tyre ajo është e barabartë me vdekshmërinë e shkaktuar nga një grip banal.

Në vëllimin citohet një studim shkencor i kryer në Marsejë dhe thuhet se “Vdekshmëria e mbivlerësuar”. Shkurt, Covid, siç shpjegojnë autorët, është më shumë ngjitës se gripi por më pak vdekjeprurës sesa koronaviruset e tjerë, siç janë Sars dhe Mers. Në një intervistë të botuar dje në gazetën rajonale ‘Fuldaer Zeitung’, profesori Bhakdi nënvizon se megjithëse në disa vende ka një normë më të lartë të vdekjeve sesa në Gjermani, por sipas tij “Shifrat e vërteta të vdekshmërisë janë pak mbi mesataren vjetore”. Mediat, të cilat dy studiuesit akuzojnë, sipas tyre kanë kontribuar në “përhapjen e panikut” mes popullatës. Libri flet edhe për “efektin e Bergamos”, duke iu referuar pamjeve të kamionëve të ushtrisë italiane që transportonin dhjetëra arkivole nga qyteti lombard. Sipas tyre, këto video të shpërndara nga media në të gjithë botën, mund të kenë ndikuar gjithashtu te autoritetet gjermane dhe vendet e tjera, të cilët paskëtaj vendosën masat e bllokimit në gjithë Planetin.

Të dy autorët i quajnë mbylljet si një “kufizim i të drejtave themelore” që nuk treguan asnjë ndikim në trendin e kurbës së epidemisë, duke pasur parasysh që në 21 mars, në prag të futjes së masave kufizuese në vend, indeksi i Rt kishte rënë nga 3 në 1. Rasti i Suedisë, për Reiss dhe Bhakdi, është emblematik. Vendi skandinav, i cili ka zgjedhur të mos bllokojë jetën shoqërore dhe ekonomike, ka regjistruar një numër viktimash të barabartë ose më të ulët se ai i Italisë, Francës ose Spanjës dhe sot është ndër ata më pak të prekur nga efektet anësore të pandemisë, me PBB që ka rënë “vetëm” me 8 përqind. Sidoqoftë, nuk janë aq shumë pasojat ekonomike të shkaktuara nga muajt e bllokimeve, por efektet që izolimi ka në shëndetin fizik dhe psikologjik të miliona qytetarëve. “Shumë operacione madhore në spitale janë shtyrë, të moshuarit lënë të vetëm në shtëpitë e pensioneve dhe fëmijët e detyruar të heqin dorë nga shkolla dhe jeta shoqërore”. Ajo që iu bë fëmijëve “është pothuajse torturë”, akuzon Bhakdi, i cili në ‘Fuldaer Zeitung’ argumenton se maskat e mbajtura nga fëmijët, për shembull në shkollë, kanë “efekte të dëmshme psikologjike”.

Sipas dy akademikëve, zgjidhja është e thjeshtë: të mbrohen grupet e popullsisë më të rrezikuar dhe të lihet virusi Covi të marrë rrugën e tij. Fakti që 85 përqind e atyre që testohen pozitive nuk kanë simptoma, shpjegon Bhakdi për ‘Fuldaer Zeitung’, do të thotë që shumica e popullsisë tashmë është “imune”. Prandaj, në shumicën e rasteve, thotë profesori, “vaksinimi potencialisht  mund të jetë i rrezikshëm”. Ndërkohë, në Gjermani po vazhdojnë protestat ku kërkohet dhënia fund e “diktaturës së maskave”. Lëvizja Querdenken (mendimi transversal), po organizon një demonstrim të ri në kryeqytetin gjerman më 29 gusht për t’i kërkuar qeverisë ti jap fund masat kufizuese.

Kryebashkiaku i Berlinit, socialdemokrati Michael Mueller, i Intervistuar nga Bild ka deklaruar se ndaj atyre që do shkelin masat anticovid do të ketë sanksione “Virusi është këtu, edhe pse nuk është i dukshëm, nuk ka ende asnjë vaksinë, madje as ilaçe për ta trajtuar atë”, – ka deklaruar gjithashtu kancelaria Angela Merkel, duke komentuar rritjen e rasteve në javët e fundit.

SHQIPTARJA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0