Për Kosovën, mundësia e lëvisjes së qytetarëve, zhvillimi i biznesit dhe tregtia me jashtë janë shumë më të mundura duke nisur nga sot. Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Në votimin u shprehën pro 420 eurodeputetë, ndërsa ishin kundër 186 dhe abstenuan 22 deputetë.
Pak para votimit, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, tha: “Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndaj dhe kërkoj votën e të gjithë eurodeputetëve pro rekomandimit të ardhur nga Komisioni Europian që më 18 korrik të këtij viti”.
Lexo: Produktet “Made in Kosova” nuk depërtojnë dot në Europë pa liberalizimin e vizave
Pas kësaj faze, radhën për të votuar e ka Këshilli i Ministrave të BE-së.
Bisedimet në emër të Parlamentit Europian do t’i udhëheqë Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Ajo tashme ngarkohet të nisë bisedimet me Këshillin e Bashkimit Europian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.