Nga Moa Malaj
(Nxënëse në klasën e gjashtë, shkolla “Kosova” me një nga esetë e saj më të vlerësuara).
Fëmijët sot në botë, përditë e më tepër kanë filluar të shkëputen nga libri. Leximi i librave sa vjen e po zbehet. Ata e kalojnë kohën e lirë në internet dhe përpara televizorit. Ne dhe të gjithë të tjerët duhet të kujdesemi më shumë për leximin.
Video-lojërat, televizioni dhe rrjetet sociale janë hajdutët më të tmerrshëm. Ata pa kuptuar na vjedhin kohën tonë të shtrenjtë. Ato më shumë na sjellin probleme se sa na edukojnë. Nga këto të fundit marrim informacion të bollshëm, por të pa dobishëm. Interneti është burimi i çdo përgjigje por këto përgjigje vihen gjithmonë në pikëpyetje pasi të gjithë kanë të drejtë të shkruajnë dhe të komentojnë.
Libri është një mik që nuk të lë kurrë në baltë. Televizori t’i jep të gjitha gati dhe nuk të lejon të zhvillosh imagjinatën, ndërsa libri të fton të udhëtosh dhe të eksplorosh bashkë me të ëndrrat e tua më të bukura. Ai është një mik i mrekullueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Televizori, dëmton memorjen dhe nxit dembelizmin. Ai nuk të përcjell emocionet që të dhuron leximi i librit.. Ndërsa nga libri mësojmë gjithmonë faktet dhe të vërtetën.
Fëmijët duhet të bisedojnë më shumë me njëri-tjetrin në lidhje me librin, në mënyrë që t’u shtohet dëshira për të lexuar. Mësuesit duhet t i nxitin fëmijët të lexojnë sa më shumë libra nëse duan të bëhen dikush në jetë. Prindërit duhet tu blejnë herë pas here libra fëmijëve. Nxënësit duhet të jenë shembulli më i mirë i leximit të librave dhe jo të bëjnë të kundërtën. Fëmijët duhet ta konsiderojnë librin si një univers më vete dhe nuk duhet të lexojnë sa për të kaluar radhën. Asnjëherë nuk duhet ti neglizhojmë librat. Brenda vetes çdo libër fsheh një thesar të çmuar.
Nëse do të jesh i ditur lexo dhe mos e humb kohën kot. Libri të edukon. Ai të mëson ç’janë ndjenjat. Libri të hap dritare dhe horizonte të reja. Ai nuk të mëson kurrë gjëra të gabuara. Një njeri i ditur ka thënë: “Ka krime më të rënda se djegia e librave, një ndër ato është të mos i lexosh”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.