A mundet CIA të lexojë mesazhet tuaja në WhatsApp? Ja çfarë thotë Mark Zuckerberg… - Business Magazine Albania

A mundet CIA të lexojë mesazhet tuaja në WhatsApp? Ja çfarë thotë Mark Zuckerberg…

A mundet CIA të lexojë mesazhet tuaja në WhatsApp? Ja çfarë thotë Mark Zuckerberg…

Drejtori Ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg,  deklaroi se autoritetet amerikane si Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) mund të lexojnë mesazhet tona në WhatsApp duke pasur qasje fizike në pajisje.

Ai shtoi se kjo është e mundur pavarësisht nga enkriptimi “end-to-end” i aplikacionit. Duke folur në podkastin The Joe Rogan Experience, Zuckerberg adresoi pyetje në lidhje me mënyrën se si agjencitë qeveritare mund të anashkalojnë enkriptimin për të aksesuar komunikimet private. Zuckerberg shpjegoi se ndërsa enkriptimi i WhatsApp-it siguron që serverët e Meta-s nuk mund të shohin përmbajtjen e mesazheve, kjo mbrojtje nuk shtrihet në të dhënat e ruajtura në pajisjen e përdoruesit.
“Enkriptimi bën që kompania që menaxhon shërbimin të mos i shohë ato. Nëse po përdorni WhatsApp, nuk ka asnjë moment kur serverët e Meta-s të shohin përmbajtjen e atij mesazhi,” tha ai. Megjithatë, sipas tij, autoritetet mund të shfrytëzojnë dobësi në vetë pajisjet, duke anashkaluar tërësisht enkriptimin. Kjo deklaratë erdhi gjatë një diskutimi mbi akuzat e gazetarit Tucker Carlson se agjencitë amerikane të inteligjencës, përfshirë Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe CIA-n, ndërhynë në përpjekjet e tij për të intervistuar Presidentin rus Vladimir Putin duke aksesuar mesazhet e tij private. Carlson kishte pretenduar se këto agjenci i nxorën planet e tij, duke prishur procesin e intervistës me liderin rus.        cia

Lexo edhe:Ja si të çaktivizoni ndarjen e të dhënave të fotove me Apple

Zuckerberg gjithashtu i tha Rogan-it se mjete të tilla si spyware-i, përfshirë softuerin kontrovers Pegasus, po u mundësojnë agjencive të aksesojnë drejtpërdrejt të dhënat e ruajtura në pajisje. Sipas tij, këto mjete lejojnë mbikëqyrjen, duke përfshirë leximin e mesazheve të enkriptuara, shikimin e fotove dhe aksesin në regjistrat e thirrjeve, pa pasur nevojë të ndërhyjnë në komunikimet gjatë transmetimit. Si përgjigje ndaj këtyre rreziqeve, Zuckerberg tha se WhatsApp po prezanton masa për të rritur privatësinë e përdoruesve, siç janë mesazhet që zhduken. Ky funksion automatikisht fshin mesazhet pas një kohe të caktuar, duke reduktuar sasinë e të dhënave të ndjeshme të ruajtura në pajisje. “Nëse dikush ka kompromentuar telefonin tuaj, ai mund të shohë gjithçka sapo të vijë. Ta kesh të enkriptuar dhe që të zhduket është një standard i mirë sigurie dhe privatësie,” tha ai. Ndërsa enkriptimi mbron komunikimet gjatë transmetimit, qeveritë argumentojnë se ai mund të pengojë përpjekjet për të luftuar krimin dhe terrorizmin.

Një dokument i FBI-së i vitit 2021 zbuloi se agjencitë mund të marrin akses të kufizuar në komunikimet e enkriptuara në platforma si WhatsApp dhe iMessage përmes metodave të tilla si kopjet rezervë në cloud ose qasja në pajisje.

wionews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0