Pse vazhdon hendeku dixhital brenda komuniteteve indigjene? - Business Magazine Albania

Pse vazhdon hendeku dixhital brenda komuniteteve indigjene?

Pse vazhdon hendeku dixhital brenda komuniteteve indigjene?

Në vitin 2020, pandemia globale nxori në pah një hendek të madh dixhital mes amerikanëve. Qeveria federale u zotua ta adresonte këtë problem përmes subvencioneve teknologjike dhe financimeve për internet me shpejtësi të lartë. Një pjesë e këtyre fondeve synonte të zgjidhte mungesën e lidhjeve të fibrave optike në territoret indigjene. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, ende në vitin 2024, vetëm 71% e familjeve indigjene kanë akses në internet, krahasuar me 90% mesatarja kombëtare.

Gjendja e lidhjes së internetit në 2024

Sipas Institutit të Politikave Amerikane për Indianët (AIPI), 18% e banorëve në territoret indigjene nuk kanë fare akses në internet, ndërsa 33% mbështeten vetëm në telefonat e tyre të mençur, të cilët shpesh kanë lidhje të pasigurta. Për më tepër, shpejtësia e shkarkimit në këto zona është rreth 75% më e ngadaltë krahasuar me zonat jo-indigjene. Kostoja bazë e internetit është gjithashtu 11% më e lartë në territoret indigjene.

Problemet e financimit dhe ndërlikimet sociale

Historikisht, financimi për zgjerimin e internetit në territoret indigjene ka qenë minimal. Vetëm në vitin 2020, qeveria hapi një “Dritare Prioritare për Fiset”, që u mundësonte komuniteteve indigjene të merrnin licenca për spektrin e telekomunikacionit. Megjithatë, ata duhet të siguronin burimet për ndërtimin e rrjetit vetë. Në vitin 2021, qeveria amerikane nisi programin “Affordability Connectivity Program” me një fond prej 14.2 miliardë dollarësh për të subvencionuar shërbimet e internetit për familjet me të ardhura të ulëta në territoret indigjene. Një tjetër iniciativë ishte Programi i Lidhshmërisë së Territoreve Indigjene, me një fond prej 3 miliardë dollarësh për ndërtimin e infrastrukturës së internetit.

Lexo edhe:Arsyeja e frikshme pse nuk duhet t’ja jepni askujt karikuesin tuaj

Pse zgjidhjet janë ende të ngadalta?

Projektet e fibrave optike kalojnë në faza të gjata miratimi, përfshirë konsultime me agjenci të ndryshme qeveritare dhe autoritete lokale. Për shembull, sigurimi i të drejtave të kalimit dhe marrëveshjeve për përdorimin e tokës mund të zgjasë 18-24 muaj. Ndërtimi i rrjeteve nga financimet e para të vitit 2021 po fillon vetëm tani. Ekspertët theksojnë se rezultatet e investimeve të mëdha do të shihen pas disa vitesh, por fondet duhet të vazhdojnë për të siguruar zgjidhje afatgjata.

Përballja me sfidat

Ndërsa disa kompani private si AT&T kanë nisur iniciativat e tyre, ato përballen me kufizime të tregut dhe negociata komplekse me qeverinë dhe fiset indigjene. Në të njëjtën kohë, programet e hershme si Affordability Connectivity Program kanë përfunduar, duke e bërë më të vështirë për individët në territoret indigjene të përfitojnë nga interneti i përballueshëm.

mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0