Lenovo prezanton tabletin, që kopjon shkrimin e dorës - Business Magazine Albania

Lenovo prezanton tabletin, që kopjon shkrimin e dorës


Edhe tregu i tabletëve është bërë i ashpër për kompanitë, të cilat punojnë gjithnjë e më shumë për të nxjerrë produkte se më inovative, të thjeshta dhe tërheqëse për klientët potencialë.

E mes kompanive që kërkon të zërë vendin e saj mes Apple dhe Samsung që dominojnë edhe këtë treg, është ajo kineze Lenovo. Kjo kompani ka prezantuar së fundmi Lenovo Yoga Book, që mund të shndërrohet në një laptop, apo më mirë akoma, të kopjojë nga ju çdo gjë që shkruani në një fletore të thjeshtë.

Ndryshe nga shumica e tabletëve tradicionalë, Lenovo Yoka Book ka një pajisje ekstra që lidhet me ekranin dhe shndërrohet në tastierë, apo fushë vizatimi e pikturimi për përdoruesin.

Veç kësaj, nëse merret një copë letër e zakonshme dhe një stilolaps, vendoset mbi këtë pjesë dhe shkruhet me stilolaps, tableti është në gjendje që të kopjojë gjithçka që ju shkruani në letër dhe ta regjistrojë në memorien e vet.

E gjithë kjo mundësohet falë një fushë elektromagnetike që vepron deri në 1 centimetër mbi pajisjen ndihmëse dhe regjistron të gjitha lëvizjet e stilolapsit apo lapsit.

 

burimi: top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0