“Leka Lamps”, startup-i nga Kosova hyn në finalen e Women Startup Competition - Business Magazine Albania

“Leka Lamps”, startup-i nga Kosova hyn në finalen e Women Startup Competition

Leka Lamps

Ideja fillestare për nisjen e “Leka Lamps” kur edhe filloj punën në vitin 2017, bazohej në vullnetin për të shndërruar drurin e thatë ne llampa. Njëra nga themelueset thotë se “Inspirimi erdhi nga babai, i cili ka punuar më shumë se 30 vite në ekonomi të pyjeve dhe si fëmijë 6 vjeç më ka mësuar shumë për drunjtë, të cilët janë një burim i rëndësishëm natyror. Nga kjo moshë kam mbjellë bashkë me babin qindra drunj në rajonin e Gjilanit, dhe këtë shprehi përbkujdesin ndaj natyrës e kam vazhduar edhe kur fillova biznesin me Leka Lamps, duke mbjellë afërsisht 50 pemë tek qendra Termokis dhe 3 shkolla të tjera. Por tani me idenë e re, çdo konsumator është avokues dhe kujdestar i natyrës.”

Si shume biznese edhe LekaLamps u ndikua nga pandemia ku u shuan aktivitetet e biznesit. Çështjet, të cilat do t’i trajtojë LekaLamps janë qasja e re në tregun e Kosovës dhe tregjet europiane për eksport të produkteve të LekaLamps.

Sfida tjetër, të cilën shpresojnë ta zbusin sadopak është ndotja e ajrit në Prishtinë, ku për çdo llampë të shitur LekaLamps do të mbjellë një pemë, si dhe duke ftuar vetë blerësit apo qytetarët në fund të muajit që të jenë pjesë e këtij procesi. Në këtë formë do të mbillet fara e përgjegjësisë tek secili person duke u kujdesur për natyrën.

Rreth 49.4% e të rinjve të aftë për punë mbeten të papunësuar prandaj qëllimi i Leka Lamps është punësimi i të rinjve dhe aftësimi i tyre për qasje më të lehtë në treg.

Duke filluar nga tetori 2021 Leka Lamps vjen me një qasje të re në treg, biznes plan të ri me brand dhe logo të re. Për më tepër, ideologjikisht dhe parimisht, LekaLamps i përket ndërmarrjeve sociale, dhe qëllimi i saj është ruajtja e mjedisit, punësimi i të rinjve, promovimi i artit dhe zejtarisë, kujdesi për komunitetin duke mbjellë pemë dhe sensibilizuar klientët.

Llambat janë të punuara me dorë, ndryshe nga llambat industriale të eksportuara nga vendet e tjera. Çmimet e LekaLamps janë nga 39 deri në 45 euro dhe këtu përfshihen: llampa e punuar me dorë, llampa ekonomike, letër informative e përditësuar për shpyllëzimin në Kosovë, letër informative për veçoritë natyrore të Kosovës, pema e mbjellë në emër të klientit dhe frutat pa pagesë pas 3 vitesh nga pema që është mbjellë për ta.

Anëtarët e ekipit të LekaLamps janë një grup i ri dhe i larmishëm njerëzish, duke përfshirë gra të reja, pasioni i të cilave është inovacioni. Konsumatorët nuk do të mund të mërziten me modelet, sepse ato do të ndjekin kërkesën e tyre duke ofruar dizajne të reja përmes bashkëpunimit me universitete publike dhe private, degët e dizajnit të brendshëm dhe artizanatit si një formë e ndërthurjes së brezave dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe gjithmonë do të thërrasin vlerat që promovojnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0