Në këto ditë të vështira ka dhënë ndihmën e tij edhe Lazim Destani, i cili i ka ardhur në ndihmë familjes së e Bedri Shkallës në Farkë, të cilës iu shemb shtëpia nga tërmeti i 26 Nëntorit. Gjashtë anëtarët e kësaj familje janë strehuar në një shtëpinë-kontenier, dhuratë nga familja e filantropit Lazim Destani, e cila ofron të gjitha kushtet për të kaluar dimrin, deri në montimin më pas të banesave të reja nga qeveria shqiptare.
Konteinerët e dhuruar nga Z.Lazim Destani dhe familja e tij, janë të ndërtuar posaçërisht për banim. Ata janë të përmasave 6×2.4 meter, me të gjitha kushtet e domosdoshme për banim, të pajisur me shtretër, kondicionerë, banjo, sistem ndriçimi, energjie dhe uji. Kjo është ndër ndihmat e radhës së filantropit Destani, pasi pa kaluar ende 24 orë nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Durrës mbërritën tre kamionë dhe një furgon me ndihma nga familja Destani dhe kompania që drejtojnë, Ecolog International.
Lexo: Amazon sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Pjesë e listës së gjatë të personaliteteve shqiptare që dhanë kontributin e tyre për të prekurit nga tërmeti ishin edhe Behgjet Pacolli, i cili do të ndërtojë kompleksin e quajtur “Thumanë” pikërisht në këtë qytet. Po ashtu një ndihmë e madhe ka ardhë edhe nga shtete finjje si Turqia, Italia, Kosova e shumë të tjera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.