Lançohet platforma: Angazhimi i profesionistëve nga diaspora - Business Magazine Albania

Lançohet platforma: Angazhimi i profesionistëve nga diaspora

profesionistë nga diaspora

GERMIN lançon versionin BETA të platformës digjitale të Programit për Angazhimin e Profesionistëve nga diaspora. Ky program synon të mbështesë angazhimin e profesionistëve nga diaspora në vendet e origjinës, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive në institucione publike, organizata të shoqërisë civile dhe biznese. Programi aktualisht mundëson angazhimin afatshkurtër, duke filluar nga 3 javë deri në 6 muaj.

Platforma mundëson lidhjen mes dy palëve, profesionistëve nga diaspora që duan të kontribuojnë në Kosovë & Shqipëri dhe të entiteteve që shprehin interesim për të angazhuar profesionistë të diasporës nga vendet amë. Platforma mundëson përputhjen automatike të profileve të profesionistëve nga diaspora me nevojat e entiteteve pritëse në vendet amë, në pozitat e shpallura në të.

Entitetet vendore që duan të angazhojnë profesionistë nga diaspora, inkurajohen të regjistrohen dhe të publikojnë shpalljet për profilet për të cilat kanë nevojë.

Platforma synon edhe regjistrimin e bizneseve nga diaspora dhe atyre lokale, me qëllim lidhjen dhe rrjetëzimin mes tyre. E njejta procedurë e regjistrimit vlen edhe për ta.

Përdor Platformën, Regjistrohu Tani!

Platforma mbron të dhënat e të regjistruarve sipas standarteve të Rregullores Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora mbështetet nga CARITAS-i Zviceran në Kosovë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), dhe USAID Kosovo Compete Activity. CARITAS-i Zviceran përmes projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë- MARDI” mbështet angazhimin e profesionistëve nga Diaspora në Institucionet Kosovare në nivel qendror dhe lokal. KCSF në partneritet me USAID në kuadër të projektit “Angazhim Qytetarë – CEA” mbështet angazhimin e profesionistëve nga diaspora në organizata të shoqërisë civile në Kosove. Ndërkohë USAID Kosovo Compete mbështet mentorimin e grave ndërmarrëse nga profesionistë të diasporës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0