Lançohet nga Netflix aplikacioni që mat shpejtësinë e internetit - Business Magazine Albania

Lançohet nga Netflix aplikacioni që mat shpejtësinë e internetit


Faqja e internetit për të matur shpejtësinë e lidhjes së internetit krijuar nga Netflix është lançuar si një aplikacion. Në muajin maj, Netflix debutoi Fast.com për të ndihmuar përdoruesit, abonuesit e Netflix ose jo, për të përcaktuar shpejtësinë e lidhjes.

Të martën, kompania zgjeroi shtrirjen e shërbimit me një aplikacion falas iOS dhe Android projektuar për të bërë të njëjtën gjë. Ashtu si në faqen e internetit, versioni celular është tepër i thjeshtë, i cili llogarit menjëherë shpejtësinë e lidhjes tuaj sa më shpejt që ju hapni aplikacionin.

Lançohet-nga-Netflix-aplikacioni-që-mat-shpejtesinë-e-internetit-businessmag

Për të llogaritur shpejtësinë tuaj, aplikacioni ekzekuton disa teste shkarkimi nga serverat Netflix në sfond. Dhe për sa kohë ju jeni duke përdorur një pajisje të lëvizshme, aplikacioni ofron një buton të dobishëm refresh së bashku me rezultatet tuaja që ju lejojnë të ritestoni shpejtësinë tuaj në qoftë se pajisja kalon në një lidhje të re wireless në një vend tjetër.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0