“Lab of Tomorrow”, start-up-et shqiptare... - Business Magazine Albania

“Lab of Tomorrow”, bizneset shqiptare drejt zgjidhjeve inovative për qelqin

Lab of Tomorrow (LoT) një program inovativ gjerman, i cili synon të sjellë së bashku biznese dhe aktorë të ndryshëm për të bashkëkrijuar zgjidhje të qëndrueshme ndaj sfidave ekonomike dhe mjedisore, nis me sukses fazën e re të inkubimit në Shqiperi.

Edicioni i 23-të i LoT, aktualisht po implementohet në qytetin e Tiranës për tematikën e trajtimit dhe reduktimit të mbetjeve të qelqit, dhe ka mobilizuar rreth 20 biznese nga industri të ndryshme të cilat po dizenjojnë ide dhe modele qarkulluese për ripërdorimin, riciklimin dhe reduktimin e paketimeve te qelqit.

Ky workshop dyditor, është pjesë e projektit të mbështetur nga EU4 Circular Economy and Livable Cities (EU4CELC), bashkëfinancuar nga BE dhe BMZ, dhe i implementuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Për aktivitetin e Lab of Tomorrow, partneri i përzgjedhur për bashkëimplementimin e programit inkubues dhe pilotimit të ideve është “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” .

Pjesëmarrësit, të cilët përfshinin biznese, sipërmarrës, ekspertë të industrisë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, punuan së bashku në zhvillimin e zgjidhjeve për qarkullimin e qelqit. Ata u angazhuan në krijimin e planeve konkrete për të adresuar disa nga sfidat kryesore në menaxhimin e mbetjeve të qelqit, si dhe për të krijuar modele biznesi që mund të kontribuojnë në zhvillimin e një ekonomie qarkulluese më efikase.

Ekipet që morën pjesë përfshinin:

  1. Albania Glass Recycling – Fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve për riciklimin e mbetjeve të qelqit.
  2. Re-Living – Ofron një qasje të re për ripërdorimin e qelqit në Gjirokastër, duke zhvilluar një skemë riqarkullimi.
  3. ReuseAglass – Angazhohet në krijimin e sistemeve të riqarkullimit për mikro-birraritë dhe kantinat e verës.
  4. Circular Art Hub – Ripërdor paketime të qelqit, si shishe, kavanoza etj, për të krijuar produkte funksionale dhe artistike.

Gjatë workshop-it, pjesëmarrësit patën mundësinë të punonin intensivisht me mentorë dhe ekspertë të industrisë për të analizuar konkurrencën, për të zhvilluar strategji qëndrueshmërie dhe për të identifikuar mundësi bashkëpunimi. Ndihma nga ekspertë të tjerë nga Serbia dhe vizitat në terren në kompani të përpunimit të qelqit dhe qendra riciklimi, i mundësuan grupet të shihnin nga afër proceset e riciklimit dhe të merrnin mësime nga modelet e suksesit.

Programi ka për qëllim jo vetëm zhvillimin e ideve të reja biznesore, por edhe forcimin e një ekosistemi të qëndrueshëm dhe inovativ që ndihmon Shqipërinë në kalimin drejt një ekonomie qarkulluese. Pjesëmarrësit tashmë po vazhdojnë të zhvillojnë dhe testojnë idetë e tyre në fazën e inkubimit, që do t’i mundësojë atyre përmirësimin e mëtejshëm, përfshirë këtu analizën e impaktit të tyre mjedisor, dhe zbatueshmërinë në treg.

Në finalizim të programit të inkubimit, të katërta ekipet do të realizojnë prezantimet e tyre finale në një Demo Day, ku prezent do të jenë përfaqësues të GIZ Albania, delegacionit të BE-së dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Gjatë eventit përmbyllës do të përzgjidhen edhe finalistët e granteve të cilëve do t’ju ofrohet suporti financiar për të implementuar idetë që ata inkubuan gjatë 3 fazave të programit të LoT.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të vizitoni faqen e programit:

Enhancing circular glass packaging solutions in Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0