Ajo që do ndaj me ju këtu është që gjithmonë, gjithmonë pyesni njerëzit që të përsërisin emrin e tyre.
Si shtrëngoni dorën e saj, pyeteni përsëri për t’u sqaruar. “Sarah?”
Ajo do t’a thotë përsëri, “Yup, Sarah.”
“E kuptova. Kënaqësi që u njohëm, Sara.”
Ju keni dëgjuar tashmë emrin e saj në një total prej katër herësh: herën e parë kur ajo e tha, me tre herë të përsëritura më pas. Tani është ngulitur diku në kujtesën tuaj afat-shkurtër.
Por sa më shumë që ne duam që kjo kujtesë afatshkurtër të na zgjasë pjesën tjetër të pasdites, ose pjesën e mbetur të natës, shpesh dështon – nuk ndryshon nga fakti kur ulemi në kompjuterat tanë, regjistrohemi në një website të ri, dhe themi se nuk ka asnjë shans që ne ndoshta mund të harrojmë login-in dhe fjalëkalimin që sapo kemi krijuar. Dhe pastaj pa dyshim, ditën tjetër, ne jemi duke shtypur butonin “rivendosni fjalëkalimin”, sepse nuk e mbajtëm dot mend.
Mënyra si të veprojmë me këto dështime afatshkurtra të kujtesës është që t’i shkruajmë gjërat. Ne të gjithë kemi pafund dokumente në kompjuterat tanë ku janë të listuara të gjitha loginet dhe fjalëkalimet e ndryshme. Kështu që m’u përgjigjni për këtë :
Kur takoni dikë të ri, pse nuk e shkruani emrin e tyre diku?
Ne harrojmë se të gjithë kemi mini kompjutera në xhepat tonë tani. Ne harrojmë se të nxjerrim telefonin tonë për t’iu përgjigjur shpejt një mesazhi është plotësisht e përshtatshme në shoqërinë tonë. Ne harrojmë se të gjithë smartphone-at tanë kanë një Notepad.
Kështu që shkruajeni diku emrin e tyre.
Ky është truku im dhe unë e përdor atë kudo që shkoj. A takova menaxherin e restorantit ku më pëlqen shumë të shkoj? E shënoj në Notepad-in e telefonit tim, “Menaxheri i Restorantit, Soho House, Bob.” A takova dikë që e kam parë përreth zonës disa herë? “West Loop Guy, flokë të shkurtër, gjithmonë vesh xhinse, Jimi.” A takova një vajzë që mund ose jo t’a ftoj për të dalë në të ardhmen? “Bjondja e lezetshme, ka studiuar në Londër, nga Arizona, Alyssa.”
Nëse mendoj se do t’a shoh atë person përsëri, unë e shkruaj emrin e tij. Dhe mund t’ju them se sa herë kam ecur në një vend tre muaj më vonë, kam parë dikë të njohur dhe kam kërkuar në telefonin tim për emrin e tyre, vetëm që ata të më përgjigjen “Wow! Nuk mund t’a besoj që e mbani mend emrin tim! “
Ne jemi në një epokë ku shumë nga ajo që duhet të kujtojmë mund të arrihet nëpërmjet internetit. Nuk iu kujtohet diçka? Kërkoje në Google atë. Nuk e mbani mend se si të shkoni diku? Vendose në hartën tënde. Nuk mund të mbani mend një numër telefoni? Kontrolloni librin tuaj të adresave. Pra, pse të mos zbatoni të njëjtën logjikë për të kujtuar emrat e njerëzve?
Shkoni bëni një shënim në telefonin tuaj. Provojeni.
Ju do të habiteni se sa herë do të kërkoni aty për emrin e dikujt.
burimi: Inc.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.