“Ky është standardi i ri”/ Ekzekutivi i kompanisë elektrike iu drejtua platformës Reedit për të edukuar investitorët “memexhinj” - Business Magazine Albania

“Ky është standardi i ri”/ Ekzekutivi i kompanisë elektrike iu drejtua platformës Reedit për të edukuar investitorët “memexhinj”

Kur kompania e automjeteve elektrike “Arrival” u kthye në një aksion në formë “meme” në fillim të këtij viti, presidenti i firmës Avinash Rugoobur shkoi në Reddit për të biseduar me aksionerët e tij të rinj.

“Ne jemi atje dhe përpiqemi të angazhojmë komunitetin. Unë mendoj se ky është standardi i ri tani, “tha Rugoobur në një intervistë me Bloomberg.

Kompania tërhoqi vëmendjen në forumet e tregut të aksioneve të Reddit pasi debutoi në Nasdaq në mars nëpërmjet një bashkimi me një kompani me kontroll të zbrazët. “Arrival” po zhvillon autobusë dhe furgona, duke i prodhuar ato në të ashtuquajturat mikrofabrika.

Lexo edhe: Kush është CEO më i ri i Twitter. 35 vjeçari me origjinë indiane synon një platofrmë të decentralizuar dhe të hapur

Investitorë të tillë në platformat më të reja të teknologjisë janë “po aq të angazhuar dhe të përfshirë në kompaninë tuaj sa investitorët e mëdhenj tradicionalë”, por “nuk ka të bëjë vetëm me ndjekjen e një tendence, sepse ka njerëz të vërtetë që mund të humbasin para të vërteta”, tha ai. “Kjo pjesë edukative duhet të ndodhë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi atje”.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0