Kursori.org një platformë në gjuhën shqipe për të mësuar programim

Kursori.org një platformë në gjuhën Shqipe për të mësuar programim


A jeni të interesuar të mësoni programim në mënyrën më të shpejtë dhe të lehtë? Instituti Shqiptar i Shkencës në bashkëpunim me Open Data Kosovo do të zbatojnë projektin ndërkufitar “Edukim i Hapur TIK për Punësimin e të Rinjve.” Projekti i cili ka marrë formën e platformës Kursori ka krijuar tre kurse online programimi në gjuhën Shqipe.

Platforma është financuar nga Bashkimi Evorpian në Shqipëri, Agjencia Austriake e Zhvillimit në Kosovë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe implementuar nga ODK dhe AIS përmes programit IPA Cross Boder Cooperation Programme Albania-Kosovo.

Lexo: Fëmijët në Kosovë kanë akses në të gjitha faqet e internetit

Qëllimi i kësaj platforme është rritja e punësimit të të rinjve në rajon, sigurimi i një qasjeje më të lehtë në fushën e TIK dhe të zgjerojë rrjetin e entuziastëve të teknologjisë së informacionit. Mbi të gjitha ky projekt synon forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Tre kurset e programimit konsistojnë në: Zhvillimi praktik i aplikacioneve te bazuara në web; Dizajnimi, Analizimi dhe Integrimi i bazës së të dhënave në web dhe Integrimi i produkteve software të përshkallëzuar.

Zhvillimi praktik i aplikacioneve të bazuara në web: Fokusi kryesor i këtij kursi do të jetë drejt teknologjive Front End, kryesisht HTML, CSS, Bootstrap dhe Javascript. Ndër të tjera, ky kurs do të ju mundësojë të planifikoni dhe implementoni një aplikacion.

Dizajnimi, Analizimi dhe Integrimi i bazës së të dhënave në web: Përmes këtij kursi ju do të mësoni të dizajnoni databaza në bazë të kërkesave specifike, metodat e analizës së kërkesave gjatë implementimit si dhe mënyrën se si të integroni databaza të ndryshme në aplikacionet e web-it.

Integrimi i produkteve software të përshkallëzuara: Kursi i tretë i platformës përfshinë metodat e përshkallëzimit të një software, proçesin, sigurinë dhe stabiliteti të sistemit. Në këtë kurs ndër të tjera do të mësoni se si të dizajnoni një arkitekturë të mirëfilltë të software-it me potencial të përshkallëzimit në të ardhmen.

Secili prej kurseve zgjat 7 orë. Për të ndjekur kurset në fjalë duhet të regjistroni në Kursori.org

Nxënësit dhe studentët e regjistruar në kurset që ofrohen në kuadër të platformës do të kenë mundësi të marrin njohuri dhe shkathësi të reja të kërkuara në fushën e TIK, ku do të rriten mundësitë për punësimin e tyre në këtë treg. Kjo platformë është edhe promovuese e bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë përmes shkollave dhe universiteteve të specializuara në këtë fushë.

Lexo: Sputnik, platforma edukative që ofron kurse online në gjuhën shqipe

Objektivat kryesore të kësaj platforme janë:

  • Edukimi online
  • Punësim dhe sipërmarrje
  • Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve arsimore

Kurrikula e kurseve online është dizajnuar veçanërisht për të ndihmuar nxënësit dhe studentët në zhvillimin e aftësive të nevojshme në mënyrë që të përparojnë në karrierë dhe të shkëlqejnë në rrugëtimin profesional dhe akademik.

Platforma është e dizajnuar në gjuhën shqipe. Trajnerët e përzgjedhur për mbajtjen e kurseve të Kursorit janë profesionalë të fushës së TIK-ut. Kurrikula e kurseve online është e përshtatur të plotësojë mësimet e përfituara nga shkolla apo universiteti dhe të ju ndihmojë për një performancë të shkëlqyer.

Burimi: PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0