Kurs trajnimi ''Animator Social" - Business Magazine Albania

Kurs trajnimi ”Animator Social”


A dëshironi të aftësoheni personalisht dhe profesionalisht drejt rrugëtimit tuaj të karrierës? Të ndiheni gati për të kontribuar me cilësi dhe me profesionalizëm në punën tuaj? 
Ndiqni trajnimet Animator Social! Jepini kohës Kuptim, Aftësohuni plot Argëtim.

Objektivat e kursit: 
-Njohja e vetes & aftësive tuaja, pikat e forta dhe për t’u zhvilluar në aspektin personal dhe profesional
-Si të planifikoni dhe organizoni lojëra me qëllim argëtimin dhe edukimin e fëmijëve
-Do pajiseni me mjete specifike, teknika dhe metoda të punës dhe praktikës profesionale në punën me fëmijët
-Mësoni dhe zhvilloni aftësitë tuaja sociale dhe personale
-Të praktikoni lojërat dhe njohuritë e marra dhe merrni këshilla dhe konsulencë teknike gjatë dhe pas trajnimit
-Mbështeteni dhe lehtësoheni për të patur akses në ofrimin e shërbimit nga ana juaj si Animator Social

Kohëzgjatja: 3 herë në javë/ ora 18.00-20.00 / për 4 javë.

Për regjistrime dhe më shumë informacion kontaktoni: psychosocial.agency@gmail.com ose 0666 60 70 80

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0