Kur toka jote të thërret - Business Magazine Albania

Kur toka jote të thërret


Ashman Abdulov nuk e mban mend emrin e adoleshentit në veri të Shqipërisë që bëri aq shumë pyetje gjatë hiking. Kurioz për ardhjen e saj në Shqipëri, kurioz për jetën përtej kufinjve, ai pyet dhe Ashman ka gjithë durimin t’i përgjigjet. Ku janë mundësitë më të mira?! A mund t’i krijojmë ato?! A duhen kërkuar gjithmonë larg dhe jashtë?! Ashman thjesht i flet për jetën e saj, si ka vepruar ajo dhe në fund të rrugëtimit djali e falenderon me një përqafim. Me gjasa, ai djalë e rimendoi qëndrimin e tij në Shqipëri.

Është e habitshme se si të thërrasin vendi yt, gjuha jote. Po flasim për vajzën e dy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e cila është rritur, edukuar e ka punuar në Kanada.

Ashman sot është drejtoreshë e burimeve njerëzore në Tiranë, në kompaninë e zhvillimit software Cardo AI. Ajo ndan në një intervistë me ne, historinë për të cilën të gjithë e pyesin. “Kam qenë shumë herë me pushime në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe kam vizituar pothuajse të gjitha vendet”. Qëndrimin e fundit këtu e pati në Qershor të 2018-ës. Për 3 javë bëri hiking e zuri miq të rinj. “Unë rashë në dashuri me vendin, natyrën, kulturën, njerëzit. U ktheva në Kanada dhe diçka ishte ndryshe. Vazhdova jetën time aty ku e kisha lënë, por në mendje dhe zemër diçka më thoshte që duhet të kthehesha në Shqipëri. U përpoqa ta injoroja, duke menduar që jeta ime është në Kanada edhe pse Shqipëria është e mrekullueshme. Por, diçka brenda meje më thoshte të kthehesha”. Ndaj, pas një muaji qëndrim në Kanada Ashman vendos të rikthehet në Shqipëri, jo vetëm për hiking. Hapi i parë: jep dorëheqjen nga puna. Në luftën e saj me zërin e brendshëm, hap një dritare tërësisht të panjohur, thjesht sepse kishte shumë ngjyra dhe jetë, ashtu si ditën kur ne e takojmë: ditë me diell dhe ajo kishte veshur një fund plot ngjyra të forta.

Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Nëse të gjitha ndjesitë e drejtonin nga Shqipëria, pyetja fikse ishte: Si do të jetonte në Shqipëri?! Gjithçka mund të lidhet me mundësitë dhe sinjalet që i kanë dhënë takimet e fundit në Shqipëri, krahas magjepsjes nga dielli e natyra. “Erdha pak para Vitit të Ri. Lashë punën në Kanada dhe fillova të kërkoja angazhime këtu”, thotë Ashman.

Janari i 2019-ës e gjen pa asnjë plan në Shqipëri, ndërsa familjarët jetojnë në Kanada. Punët për të cilat kishte aplikuar që kur ishte në Kanada rezultuan pa sukses. Nuk do të ishte e thjeshtë, por kishte prerë një biletë vetëm ardhje.

Sfida për të sigurar një punë zgjat 4 muaj. Me një përvojë 12 vjeçare në burimet njerëzore, ajo fokuso kërkimet pikërisht në këtë fushë. Ndërkohë, angazhohet në orë mësimi anglisht te Dhomat e Tregtisë dhe disa shkolla. Ka pasur raste kur ka menduar “çfarë po bëj këtu?”. Tek kjo mëdyshje ndikonin dhe njerëzit që i thonin: Pse je këtu?! Nuk ekziston asnjë mundësi në Shqipëri! Do të jetë shumë e vështirë për ty, pasi është shumë e vështirë për ne! “Por, unë erdha këtu që të tejkaloja këtë frymë. Kishte ditë kur u jepja të drejtë, por më vonë thoja, JO, ata janë gabim. Mundësitë janë. Ndoshta nuk kam gjetur akoma vendin tim, por nëse nuk do të gjeja qëllimin tim, nuk do të mund të kthehesha”. Gjatë hiking në Shqipëri, ajo kupton se ka ndikim pozitiv tek të rinjtë, por thjesht nuk po gjente formën më të mirë për ta shtrirë këtë ndikim tek më shumë të rinj.

Lexo: “Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë”, nis fushata për turizmin nga studentët e universitetit Bedër

Ashman dërgon CV-në e saj në kompaninë, ku punon sot dhe pas disa ditësh kontaktohet për intervistë. Pjesë e kontratës së saj të punës ishin edhe fakti se si do të ndikonte tek burimet njerëzore dhe tek kompania në tërësi. Në vetëm pak muaj punë, Ashman gjendet para një mundësie edhe më të madhe. Kompania e saj shqiptare tashmë është blerë dhe ka kaluar në përmasa ndërkombëtare. “Tani jemi ndërkombëtarë dhe gjëja e mirë në gjithë këtë, është se themeluesit e kompanisë janë shqiptarë”, thotë Ashman. Ajo e kuptoi që në fillim se po punonte me sipërmarrësit e duhur, pasi zbulon të njëjtin objektiv: që kompania të bëhej ndërkombëtare dhe të rinjve në Shqipëri t’u jepen të njëjtat mundësi profesionale në projekte ndërkombëtare. “Ky ishte misioni i tyre dhe misioni im gjithashtu”, thotë Ashman. Sipas saj, çdokush duhet të ketë arsye të qëndrojë në Shqipëri.

Deri në fund të këtij viti, kompania e saj synon të punësojë edhe 18 zhvillues software, një sfidë për të për të përzgjedhur më të mirët në treg mes software developer, senior developer, front-back end developer.

Puna e saj dhe disa të rinjve të kompanisë do të duhet të ndahet mes Tiranës, Milanos dhe Londrës.

Zhvilluesit software njihen për personalitetet e tyre introvertë dhe të fokusuar në programim. Ashman po aplikon praktikën e takimeve një me një. Ajo ka një plan trajnimi-zhvillimi për çdo programues. Sipas saj, në tregun shqiptar të programimit, ende nuk ka një standardizim dhe ky është hapi i dytë ku do të fokusohet.

“Që gjërat të mos bëhen të mërzitshme dhe monotone u japim mundësi të zhvillojnë karrierën e tyre me trajnime shtesë që të kalojnë në nivelin tjetër. Po punojmë 4 orë në javë me çdo developer dhe duam të shkojmë më tej, duke parë se çfarë mund të bëjë kompania për të realizuar qëllimet e tyre personale”. Për t’i larguar ndonjëherë nga tavolina e punës, Ashman ka futur në kompani kursin e jogës, krahas aktiviteteve për forcimin e skuadrës. “Më e suksesshme rezulton të jetë career planning. “Nga takimet kuptohet më mirë qëllimi i tyre sot dhe ku duan të jenë në të ardhmen”, thotë Ashman.

Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes Ashman dhe ekipi i saj thekson se qëllimi kryesor është, “t’u japim atyre një mundësi që të mos duan të largohen nga vendi. Jemi shumë të qartë se cili është misioni ynë dhe duam që çdo individ në skuadrën tonë të mbështesë kombin e tij. Ne po u mundësojmë atyre të njëjtin ambient që do të gjejnë në vendet e tjera jashtë Shqipërisë”.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 22 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0