Kundër Informalitetit apo kundër Biznesit?

Kundër Informalitetit apo kundër Biznesit?


Më ka shkuar ndër mend pyetja e mësipërme prej disa muajsh, por kam hezituar të ulem dhe të shkruaj për këtë temë.

Mes mendimeve pro dhe kundër nismave për të vendosur rregull dhe shtet në ambientin e biznesit dhe sipërmarrjeve, mendova të prisja pak kohë, duke mos u nxituar, për të dhënë një mendim të parakohshëm.

Është e llogjikshme që reformave iu duhet dhënë koha e duhur për t’u implementuar siç duhet dhe për të ndierë rezultatet.

Nga këndvështrimi i një biznesi, tashmë kaq muaj pas kësaj nisme të qeverisë mund të rendis disa pika që më orientojnë drejt një përgjigje për pyetjen titull të këtij shkrimi.

Çfarë terminologjie:

Aksion. Sulm. Gjoba. Derë më derë, orar pa orar…

Çfarë marrëdhënie mund të synohet të arrihet me biznesin nga shteti duke përdorur terminologjinë e Luftës?

Mungesa e arsyes.

Aksioni mbajti larg arsyes tatimorët, të cilët të vendosur nën presionin e qeverisë, vepruan me dhunë për të plotësuar ‘normën e gjobave 5 milionëshe’ pa i lënë vend arsye, llogjikës dhe profesionalizmit për veprimet e tyre.

Në të shumtën e rasteve duke u treguar abuzivë në kurrizin e Biznesit.

Humbja e komunikimit njerëzor.

Shteti dhe njerëzit e tij në këtë fushatë, tentuan të kapnin në gabim biznesin, duke shmangur çdo komunikim njerëzor dhe duke u fshehur pas akt-konstatimeve.

Ndërkohë që bizneseve iu vinte suprizë me postë se duheshin të paguanin 5 milionësha pa asnjë komunikim paraprak për këtë.

Rezultati? Kush fitoi dhe kush humbi?

Disa mund të thonë se Shteti e fitoi betejën mbi Biznesin. Tregoi forcën e ekzistencës së tij, por për mendimin tim u tregua forca e ‘Maliqit’ por jo e Ligjit.

Shumica e veprimeve ishin arbitrare dhe të pabazuara në ligj dhe kjo po vërtetohet dita ditës nga vendimet e gjykatave administrative.

Fatkeqësisht ai që humbi më shumë ishte Biznesi.

Biznesi humbi besimin tek shteti. Biznesi humbi kohën e tij të çmuar për të qenë produktiv. Biznesi kuptoi se përveç presionit për të punuar dhe për të qenë funksional në një ekonomi në krizë, ka edhe armiq të tjerë që ja bëjnë rrugën edhe më të vështirë. Këta armiq duhet të ishin partnerë.

Ka shumë njerëz që shprehen se vetëm në këtë mënyrë Shteti do të mund të mbledhë të ardhura. Do t’i ftoja të tregonin nëse kostot operacionale të ‘aksionit’ u justifikuan duke përftuar arkëtime për buxhetin e shtetit?

A arriti shteti të mbulojë kostot e tatimorëve mercenarë të thirrur ‘nën arme’ për luftën kundër informalitetit?

Në një kohë kur shteti dhe biznesi do të duhej të ecnin bashkarisht për të orientuar popullin në një rrugë me emrin Zhvillim, pak kush do t’i jepte të drejtë aksionit Kundër Biznesit.

Si alternative do sugjeroja që politika të mirëmenduara ekonomike me objektiva dhe vision, të mund të zëvendësonin këto ‘aksione’ sporadike të cilat, dëmet që shkaktojnë janë shumë herë më të mëdha se përfitimet e mundshme afatshkurtra financiare (që nuk rezultojnë).

Megjithatë, cilido mund të shprehë mendimin dhe këndvështrimin e tij për të diskutuar apo për t’i dhënë përgjigjen e tij pyetjes titull: Kundër Informalitetit apo kundër Biznesit?

Nga Gerti Boshnjaku

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve.”
— Helen Keller
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0