Një grua në Shanghai ka mësuar në mënyrën më të keqe që fëmijët e vegjël dhe smartphone-ët nuk janë një kombinim i mirë.
Sipas mediave kineze, një grua kishtë harruar iPhone e saj në shtëpi ndërsa kishte dalë.
Kjo i dha mundësi djalit të saj 2 vjeçar për të marrë telefonin e saj në mënyrë që të mund të shikonte video të “Peppa Pig.”
Kur ajo u kthye, zbuloi se telefoni nuk ishte në gjendje të hapej për shkak të shumë përpjekjeve të pasuksesshme të identifikimit.
Mesazhi që shfaqej në ekran tregonte që nuk mund të hapej për 48 vjet.
A mund ta imagjinoni këtë t’ju ndodhë?!
Në qendrën e shërbimit, asaj ju tha nga stafi mbështetës i Apple se kishte dy zgjedhje – ose të priste 48 vjet ose të riformatonte telefonin e saj dhe të humbte të gjitha të dhënat të ndodhura në të. Një zgjedhje e zgjuar do ishte e dyta, pasi me shumë mundësi këto lloj smartphone-ësh nuk do të ekzistojnë deri në vitin 2066.
Sipas një eksperti problemi ka ndodhur për shkak të një gabimi në vendosjen e datës dhe orës në iPhone. Duke qenë se telefoni i saj ishte i vendosur në airplane mode, gabimi i ndodhur nuk mund të rregullohej automatikisht. Problemi është bërë më keq pasi sistemi operativ i telefonit ishte i vjetër.
Besojeni ose jo ky nuk është rekordi më i lartë i bllokimit të telefonit. Një tjetër përdoruesi të iPhone i është bllokuar telefoni i tij për 80 vjet.
burimi: BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.