Kujdes me bilancet, Ministri Ahmetaj dhe Guvernatori paralajmërojnë sipërmarrjet

Kujdes me bilancet, Ministri Ahmetaj dhe Guvernatori paralajmërojnë sipërmarrjet


Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë njoftuar për aksionin kundër informalitetit tek bizneset e mëdha. Ahmetaj tha se disa nga këto biznese punojnë me dy bilance duke ndikuar në zhvillimin e kredive me probleme.

Ne angazhohemi të marrin vetëm një bilanc zyrtar që është pasqyruar në faturat tatimore. Janë dy aspekte për këtë nismë. Së pari, ulja e kredive me probleme në ekonomi. Kjo problematikë u trajtua gjerësisht në mandatin e parë. Grupi i punës hartoi një strategji me qëllim reduktimin e kredive me probleme, ku një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Ky plan masash është konsultuar edhe me bankat e nivelit të dytë. Duhet të vendoset një normë e re në marrëdhënien mes bankave dhe kompanive.”- tha ministri Ahmetaj.

Siç kishte paralajmëruar më parë, Banka e Shqipërisë pritet të pengojë bankat tregtare për të financuar këto lloj sipërmarrjesh. Guvernatori Sejko, tha se nuk do të mund të marrin kredi biznese që punojnë me dy standarde.

Ministri u shpreh i bindur për deklarimin jo real të pagave. Gvernatori Sejko nga ana e tij, tha se “Mungesa e financave ka kontribuar në kreditë me probleme. Përtej ndikimit negativ që ka dhënë në shtimin e kreditimit të keq, sipërmarrësit janë përballur me sfida të paparashikuar prej tyre. Kredidhënia të mbështet vetëm në deklaratat tatimore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0