Megjithatë ju kurrë nuk keni filluar, sepse kanë ndodhur shumë gjëra rrugës. Ju keni shumë punë ku përqëndroheni, ose familjarë për të cilët po kujdeseni apo keni përgjegjësi dhe angazhime që gjithmonë duket se kanë përparësi.
Dhe pas disa kohësh, ndoshta edhe vite më vonë, ju ende e ndjeni veten të pakënaqur dhe të palumtur, sepse kurrë nuk keni arritur të përmbushni ato synime që fillimisht keni pasur.
Lexoni: Këshillë nga Terry Crews: “Binde veten! Ti je një në një milion”
Ju gjithashtu ndiheni se nuk jeni në gjendje për të përmbushur ëndrrat apo qëllimet tuaja, sepse jeni të kufizuar nga të gjitha këto rrethana ekzistuese që jeta ju ka vënë përpara.
A është kjo gjendja në të cilën jeni tani? A ka diçka më të madhe, diçka më shumë që do të donit të bënit në ndonjë stad të jetës suaj, por ndiheni sikur nuk mundeni në këto momente për çfarëdo arsye?
Nëse ndiheni kështu, atëherë ju siguroj se nuk jeni vetëm. Pothuajse të gjithë do ta kishin përjetuar këtë në një moment në jetën e tyre, sepse njerëzit rriten, maturohen dhe zhvillohen në versione më të mira të vetvetes.
Për shembull, merrni teorinë e evolucionit, tregon se si njerëzit zhvillohen me kalimin e kohës për t’u përshtatur, mbijetuar dhe për të lulëzuar më mirë në Tokë.
E njëjta gjë vlen për të gjithë. Kemi qëllime, ëndrra dhe aspirata të ndryshme, por të gjitha ato çojnë në të njëjtin rezultat – duke na përmirësuar si individë nga ata që ishim më parë.
Pra, pse ndodh që disa prej nesh e kanë më të vështirë të ecin përpara?
Për t’u çliruar nga kufizimet tona, duhet të marrim një hap prapa dhe të fitojmë një perspektivë të re mbi kufizimet e vërteta.
Në sipërfaqe, kufizimet janë gjëra që ju pengojnë të bëni diçka, por nëse gërmoni më thellë, do të zbuloni se kufizimet janë pikërisht ato që ju mbajnë të limituar në gjërat që bëni dhe ato që nuk bëni.
Ata ju mbajnë të lidhur të përjetoni të njëjtat probleme, duke pasur të njëjtat zgjedhje dhe duke marrë të njëjtat veprime pa pushim.
Kufizimet përcaktojnë rrethanat tuaja aktuale, që gjithashtu do të thotë se përcaktojnë cilësinë e jetës suaj.
Pra, nëse doni të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj, atëherë duhet të jeni në gjendje të shkëputeni nga kufizimet që ju mbajnë të jetoni në të njëjtën gjuhë çdo ditë, muaj dhe vit.
Disa prej jush mund të thonë se kufizimet me të cilat përballen, janë jashtë kontrollit të tyre!
Ato duken si realiteti juaj aktual … një rezultat që ju ndodh. Pra, ju e pranoni këtë realitet si të mirëqënë.
Realiteti juaj rrjedh nga perceptimi juaj. Nuk është realiteti më i rëndësishëm, por mënyra se si e shihni atë. Të jesh në gjendje të kontrollosh se si i shikon gjërat është çelësi për të krijuar suksesin që dëshironi.
Formimi i perceptimit tuaj është kaq i fuqishëm sa që vetëm një ndryshim i vogël në perspektivë mund të ndryshojë krejtësisht gjithçka – nga motivimi, perspektiva, vetëvlerësimi ndaj kufizimeve tuaja!
Pra, të gjitha kufizimet fillojnë vërtetë nga mendja juaj.
Ky është një lajm i mirë për arsye se do të thotë që ju mund të mësoni se si të merrni kontrollin e mënyrës se si i shikoni kufizimet tuaja dhe të largoheni nga rrethanat tuaja të tanishme për t’u rikthyer në rrugën e duhur.
Lexoni: E ardhmja është rozë – Suksesi i grave mes një rrugëtimi të mundimshëm
Tani që e dini se kufizimet fillojnë nga mendja juaj, ju mund të lëvizni në hapin tjetër, të pyesni pse…
Pse doni të shkëputeni nga kufizimet tuaja? Si do t’ju ndihmojë kjo?
Nëse kufizimet janë pengesat tuaja, atëherë ato po ndalojnë nga arritja e diçkaje në anën tjetër.
Por çfarë është kjo diçka saktësisht? Dhe pse është me kuptim për ju?
Në këtë artikull po ju lëmë me këto pyetje për t’u menduar, sepse në artikullin tjetër do t’ju bëjmë të gërmoni më thellë në ato kufizime që po ju mbajnë larg suksesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.