Këshillë nga Terry Crews: "Binde veten! Ti je një në një milion"

Këshillë nga Terry Crews: “Binde veten! Ti je një në një milion”


Terry Crews është një ish-atlet. Kur ai u largua nga NFL, nuk kishte kursyer shumë para. Kështu ai përfundoi duke larë pllaka për 8 dollarë në orë, e duke ëndërruar ndërkohë për një karrierë si aktor.

Pas shumë viteve përballje me vështirësi dhe dyshimin në vete, suksesi trokiti në derën e tij. Që nga ai moment, ai është bërë pjesë e shumë reklamave televizive, emisioneve televizive dhe filmave. Ai është autor i Manhood dhe prezantues i emisionit “Kush do të bëhet Milioner?”.

Crews ka qenë pjesë e grupit të njerëzve “Personi i Vitit 2017 nga Times Magazine”, si një njeri që ia ka dalë nga eksperienca e tij me sulmet seksuale. Ai është gjithashtu një aktivist, piktor, flautist dhe dizajner mobiliesh.

Lexoni: Me vetëm 3 fjalë, ‘The Rock’ ka një këshillë suksesi

Ky udhëtim unik me ulje dhe ngritje të vazhdueshme e ka bërë Crews një njeri të përulur që beson te potenciali i tij. Dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë të gjithë.

“Ti mjafton”.

Ai është përballur dhe me bindje negative, sidomos nga i ati që shpesh i thoshte se ai nuk do të luante kurrë në NFL. Sepse vetëm “1 në një milion” mund ta bënte këtë. Crews përgjigjej: “Unë jam ai një-në-një-milion”.

“Duhet të mendosh për veten si një në një milion, sepse në të vërtet ti je. Njerëzit priren të mendojnë për dikë tjetër, por jo, unë zgjedh të mendoj se bëhet fjalë për mua. Dhe kjo ka ndryshuar gjithçka.”

Ai vazhdon:

“Këshilla ime më e mirë është se ju mjaftoni. Tani që e di këtë, shko dhe shkëlqe. Ti nuk duhet të luftosh. Duhet thjesht të jesh kreativ. Por duhet ta bësh tani. Mos hezito. Puno me idenë që duhet t’i bësh gjërat më shpejt, më mirë. Këtë bëje çdo ditë pa u lodhur. Por mos harro se ti mjafton. Ti je i mirë. Tani, bëj sa më shumë të mundesh. Çdo ditë. Vetëm kështu do të shkosh larg e më larg. Dhe ti do të zgjohesh. Dhe do t’ja dalësh. Do t’ja dalësh.”

“Ne mendojmë se diferencat tona janë një mallkim e jo një bekim. Ne mendojmë se të qenit ndryshe na bën më të keq, por jo kjo na bën më të mirë. Ne thjesht duhet ta pranojmë veten e të themi ‘Unë jam mjaftueshëm’ dhe ‘Unë jam krijuar për të dhënë një kontribut unik’. Ti duhet të besosh se je i jashtëzakonshëm. Ti duhet të besosh se ke potencialin për të qenë i mrekullueshëm dhe se po përmirësoshesh ditë pas dite.”

Ti je mjaftueshëm. Ndaj mjaft me kufizimet e vetëvendosura.

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0