Ku përdoren njohuritë e NLP-së? - Business Magazine Albania

Ku përdoren njohuritë e NLP-së?


Ju kemi folur në artikullin e mëparshëm për NLP. Njohuritë e NLP-së mund të ndihmojnë individët, grupet dhe organizatat në mënyra nga më të ndryshmet. Më konkretisht, ja ku përdoret:

Zhvillimi personal – me anë të NLP-së ju mund të ngjiteni në një nivel më lart drejt lumturisë dhe plotësimit të asaj çfarë dëshironi të arrini dhe mund të punoni me disa nga problemet që ju pengojnë gjatë kësaj rruge, si bindjet kufizuese, kujtime jo të këndshme, fobitë, frikërat e ndryshme e të tjera.

Zhvillimi profesional – me NLP-në rrisni performancën tuaj në karrierën që keni zgjedhur, përmirësoni aftësinë tuaj të vendosni dhe të realizoni objektiva që ju duken të paarritshme, kapërcimet e dështimeve të ndryshme, përmirësoni komunikimin tuaj, përmirësoni punën brenda ekipit, ju ndihmon nëse jeni trajnerë, terapeut, mjekë, pra çdo punë ku përfshihet komunikimi me njerëz dhe shumë e shumë të tjera.

Marrëdhëniet dhe komunikimi – ju ndihmon të kuptoni dhe të jeni më efektiv gjatë komunikimit tuaj me partnerët, prindërit, kolegët, menaxherët, klientët, miqtë, dhe, natyrisht me veten.

Mirëqenia – një trup i shëndetshëm përfundimisht vjen nga një mendje e shëndetshme.

NLP-ja ju ndihmon të zhvilloni mendësinë tuaj.

Arritja e përsosmërisë – NLP-ja është studim i ekselencës. Ndoshta ju kurrë nuk mund të arrini perfeksionin, por ju mund të jetoni një jetë ku ndiheni më të plotësuar, një jetë ku vlerësoni çdo moment veten dhe arritjet tuajaduke qenë më të vetëdijshëm për aftësitë, njohuritë, mundësitë, arritjet tuaja, dhe natyrisht kjo gjë ju afron çdo ditë e më shumë, afër më të mirëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0