Kthehet kompeticioni më i madh online për startup-et e Europës Qendrore dhe Lindore - Business Magazine Albania

Kthehet kompeticioni më i madh online për startup-et e Europës Qendrore dhe Lindore


Sapo është lançuar edicioni i dytë i konkursit online të Startup-eve të Europës Qendrore.

E organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Ëngjëj të EQL dhe në partneritet me platformën globale të rrjetëzimit Vestbee, ky event është identifikuar si konkursi më i madh online i rajonit për startup-et, sipërmarrësit dhe scaleups. Grupi organizativ ka si themeluese Ewa Chronowska dhe Zëvendës-president Michael Sonenshine, të cilët kanë për qëllimi rritjen e investimeve ëngjëj veçanërisht në Europën Qendrore dhe Lindore.

Diferenca me këtë kompeticion, është se duke “bërë pitch drejt nivelit të ardhshëm elektronik”, ato u lejojnë kompanive të rriten në fazën e ardhshme. Falë partneritetit me Vestbee, startupet janë të pranishme në një platformë të gjerë që mund të lehtësojë në thelb kërkimin për gjetjen e partnerëve të biznesit dhe minimizimin e ngarkesës së punës gjatë gjithë kohës, duke rritur mundësitë e financimit.

Pas një konkursi të suksesshëm të edicionit të parë, i cili tërhoqi mbi 300 aplikantë, kapitulli i ardhshëm pritet të mirëpresë edhe më shumë startup-e dhe të krijojë një impakt edhe më të madh në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore. Përkrahur nga Innovation Hub dhe X100 lab, të cilët gjithashtu ofrojnë përfitime të ndryshme për startup-et, komuniteti është duke punuar pa pushim për të nxjerrë në pah më të mirën që specialistët e teknologjisë së Europës Qendrore dhe Lindore duhet të ofrojnë. Tani për tani janë duke kërkuar për startup-e në kategoritë e Transportit dhe Logjistikës, Proptech & Ndërtim, Industri 4.0, Energji, Agritech, Smart Cities & Home, Hapësirë, ICT & Big Data.

Ky është konkursi më i madh ndërkufitar në internet për startup-et dhe scaleups rajonale në dispozicion të komunitetit. Fokusuar në rritjen e mundësive të financimit dhe krijimin e kontakteve, fituesit e konkursit do të shpërblehen me ekspozimin global përpara disa prej investitorëve kryesorë dhe zhvilluesve të biznesit në botë, si dhe do të marrin mentorim nga Silicon Valley, si dhe bileta falas për disa evente.

Afati i fundit i aplikimeve është data 9 Nëntor 2018.

Për më shumë informacion dhe për të aplikuar klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0