KT dhe Samsung ja dalin mbanë të sjellin lidhjen e parë në botë 5G nëpërmjet rrjetit 5G end-to-end - Business Magazine Albania

KT dhe Samsung ja dalin mbanë të sjellin lidhjen e parë në botë 5G nëpërmjet rrjetit 5G end-to-end


Testet e komunikimit shënuan një moment të rëndësishëm drejt vendosjes së planifikuar të rrjetit 5G përpara vitit 2020.

Seul, Kore – 26 Tetor 2016 – KT dhe Samsung Electronics njoftuan sot suksesin e përbashkët në krijimin dhe demonstrimin e lidhjes së parë në botë 5G përmes një rrjeti të ndërtuar nga teknologjia 5G end-to-end. Testi u zhvillua në Suwon, Kore e Jugut, në Kampusin e qytetit dixhital të Samsung Electronics.

Ndryshe nga demonstrimet e tjera të lidhjes ndërmjet stacioneve bazë prototip dhe pajisjeve që përdorin specifikimet e patentës, prova e konceptit nga KT dhe Samsung e bën përdorimin e 5G nga Grupi me Interes të Veçantë (SIG) i PyeongChang – një përpjekje të përbashkët të mbështetur nga një grup global i operatorësh dhe shitësish. Ky grup po përcakton kërkesat kryesore teknologjike për shërbimet e lëvizshme 5G dhe është duke punuar gjithashtu për ta ofruar këtë shërbim për herë të parë në botë në fillim të vitit 2018.

“Suksesi i sotëm është i bazuar në një specifikim të përbashkët të ndërtuar përmes bashkëpunimit të disa udhëheqësve të industrisë, të cilët do të ndihmojnë në lehtësimin e shërbimit të parë të lëvizshëm 5G në botë, në Lojrat Olimpike Dimërore në PyeongChang 2018,” tha Sungmok Oh, Shef i Divizionit të Rrjetit pranë KT. “KT” do të vazhdojë përpjekjet e saj për të testuar ndërveprimin 5G midis shitësve të ndryshëm përgjatë vitit 2016, duke punuar në drejtim të vendosjes së një rrjeti provë për një verifikim të hollësishëm në vitin 2017.”

“Ne jemi shumë të kënaqur me suksesin tonë, në lidhjen e parë në botë 5G end-to-end, vetëm disa muaj pas finalizimit të specifikimeve të përbashkëta të 5G SIG në PyeongChang,” tha Paul Kyungwhoon Cheun, Zëvendës-Presidenti dhe Shef i Ekipit “Next Generation Communications” pranë Samsung Electronics. “Samsung është entuziast për të vazhduar bashkëpunimin me udhëheqësit e industrisë në të gjithë globin pasi ne punojmë për të arritur momente kyçe në të ardhmen për gjeneratën e mëpasshme dhe për të sjellë 5G më pranë komunikimeve tona të përditshme.”

Gjatë testimit të sotshëm, me përdorimin e spektrit 28 GHz, KT dhe Samsung ekspozuan sinkronizimin e plotë të lidhjeve pa tel (wireless), përcaktimin e adresave IP të pajisjeve, zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe qasjen në internet të pajisjeve nëpërmjet një rrjeti bazë 5G të virtualizuar. Suksesi i testit tregon vlerën e bashkëpunimit të industrisë, si dhe gjendjen e gatishmërisë së teknologjive 5G duke qenë se industria nxit vendosjen e rrjeteve të para komerciale 5G përpara vitit 2020.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe i jep “formë” të ardhmes me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po përmirëson botën e TV, smartphone-ve, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjeteve, si dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0