Kryeministri Rama: Kjo është luftë me një armik të padukshëm

Kryeministri Rama: Kjo është luftë me një armik të padukshëm


Kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin seriozisht kërcënimin që vjen nga coronavirusi, duke u bërë apel që të kufizojnë maksimalisht kontaktet fizike me persona të tjerë.

“Nga nesër, të gjithë punonjësit e administratës që mund të ofrojnë shërbim nga kompjuteri nuk do të paraqiten në punë si dhe do të mbyllen të gjitha sportelet e shërbimeve në zyrat e shtetit”, deklaroi kryeministri.

“Vendosëm të mbyllim shkollat jo për t’u dhënë vajzave dhe djemve tanë pushim për t’u mbledhur në disko dhe pub-e, për t’u argëtuar sikur të ishte një kohë e zakonshme. Kjo është një kohë lufte, që bota do ta fitojë, ne do ta fitojmë. Por të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund t’i shkaktohet jo trupit fizik të vendit siç ndodhi me tërmetin, por shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë”, u shpreh z. Rama.

“Thirrja për të kufizuar kontaktet fizike është këshilla numër 1 e OBSH dhe e gjithë ekspertëve të fushës”, duke u kërkuar qytetarëve që të mos vijojnë me mitet se ne jemi të fortë dhe ushqehemi bio, pasi kjo nuk është një luftë konvencionale ku vihen në pah virtytet, por bëhet fjalë për një luftë me një armik të padukshëm që hyn në trupin e njerëzve, theksoi kryeministri.

“Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë si luftërat konvencionale, ku vihet në pah virtytet njerëzore, guximin trimërinë, sypatrembshmërinë. Kjo është një luftë me një armik të padukshëm, fare të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe trupin e njerëzve tanë më të dashur, dhe kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e atyre që janë të mëshuar dh të sëmurë”, tha kreu i qeverisë.

Duke iu referuar faktit se thirrjeve për të kufizuar lëvizjet nuk janë marrë parasysh nga shumë qytetarë, kryeministri tha se do të merret vendim për të mbyllur të gjitha mjediset ku grumbullohen shumë njerëz.

“Do t’i mbyllim të gjitha, pub-e, palestra, dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do t’i mbyllim të gjitha për të vendosur shëndetin të parin. Nuk është dëshira ime, por po u them që kjo është gjëja që duhet bërë. Janë kufizuar kontaktet këtu në këtë godinë për të gjithë, jo vetëm për mua. Dhe mbledhjet që do të bëjmë do të jenë diçka e radhë që do të bëjmë”, u shpreh z. Rama.

Për restorantet dhe lokalet, tha se duhet të krijojnë distancë 2 metra nga njëra-tjetra për të vijuar punën. Kreu i qeverisë paralajmëroi se në rast të mos respektimit të këtyre rregullave do të ketë dhe sanksione.

“Çekia ka vendosur 100 milionë euro gjoba. Izraeli ka mbyllur 100 mijë persona në shtëpi dhe nëse dalin shkojnë drejtë për së drejti në burg”, tha z.Rama duke i marrë si referencë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0