Kryeministri Rama flet për çmimet: Përgatituni për më të keqen - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama flet për çmimet: Përgatituni për më të keqen

Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, përkrah ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka folur në një konferencë për efektet e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, në veçanti përmes çmimeve të energjisë dhe naftës.

Rama tha se, “çmimi i naftës brent ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë. Shqipëria është drejtpërdrejtë e prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri ndikohet drejtpërdrejtë nga tregu, është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit ne kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veçmas. Shumatorja e shpenzimeve të atyre që konsumojnë naftë është njësoj. Duhet të përgatitemi psikologjikisht për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë. Edhe kjo mund të vijë edhe pse është skenari më dramatik”.

Ai përgatiti audiencën për një periudhë shumë të vështirë, duke theksuar se, “jemi në një luftë shumë me më impakt, se nga çdo gjë tjetër që kemi parë deri më sot në jetën tone”.

“Keni miq të afërt në Itali, Greqi, pyetini se çfarë jete po bëjnë sot që flasim me gazin, me faturën e energjisë elektrike. Problemi është që ne kemi hyrë në treg si ekonomi tregu dhe nafta, energjia, apo të tjera, blihen në tregun e lirë, që nuk pyet sa e ke rrogën, çmimi është i njëjti. E përsëris edhe njëherë, sot prapë jemi mirë, se ka dhe më keq. Përfaqësuesi i qeverisë ruse dje kërcënoi se Europa duhet të përgatitet për 300 dollarë fuçia e naftës. Kjo është më shumë se dyfishimi i çmimit aktual, i cili është një çmim marramendës në raport me ku ishim. Lëviz çdo minutë çmimi, ishim 127 kur nisëm konferencën, tani nuk e di sa mund të jemi. Këtu problemi më i madh që është përpara nesh nuk është çmimi, është mungesa. Lufta dhe gjithë kjo shtresë e luftës që zhvillohet në fushë ekonomike me Rusinë ka mungesën. Flitet sot se kjo krizë e energjisë, që u përqesh kur e paralajmërova unë, mund të zgjaste deri në qershor, pa qenë lufta në mes fare, me çmime që sot janë kapërcyer dhe sot kemi vajtur në 550 euro të një malli që ishte 52 euro në të njëjtën kohë të vitit të shkuar, dhe flitet për 1 mijë, dhe problemi është që nuk do të ketë energji”.

Lexo:  Çmimi i naftës i kalon 230 lekë/litër

Ai bëri të ditur se do të krijohet një Komitet i Posaçëm Ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. “Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik. Energjia është palca e shtyllës kurrizore të të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë, kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur. Unë kam paralajmëruar atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0