Çmimi i naftës i kalon 230 lekë/litër - Business Magazine Albania

Çmimi i naftës i kalon 230 lekë/litër

Çmimi i naftës

Çmimi i naftës ka arritur nivele rekord në tregun shqiptar këtë fundjavë. Pasi tejkaloi “kufirin psikologjik” prej 200 lekë/liter, të Premten në disa pika karburanti, gjatë fundjavës çmimi arriti në 230 l/litër, e madje edhe më shtrenjtë në disa pika të tjera shitje. Gjatë javës, Konfindustria i kërkoi qeverisë uljen e barrës fiskale, ndërsa ditët e fundit Shoqata e Konsumatorëve u ka drejtuar një letër Autoritetit të Konkurrencës dhe Kryeministrit.

Ndërsa shqetësimi ka prekur mbarë shoqërinë për efektin zinxhir që kjo rritje do të sjellë në kostot e produkteve të tjera, Shoqata e Hidrokarbureve ka dalë me një njoftim për shtyp.

Sipas kësaj deklarate, rritja e çmimit po vjen si shkak i vështirësive në furnizim dhe problemeve të tregut të krijuara nga lufta në Ukrainë.

E prekur nga lufta, sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, çmimet mund të rriten edhe më tej, ose situata mund të qetësohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0