Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, njoftoi disa masa të reja për administratën:
Lexo: Reduktohen oraret e lëvizjes së këmbësorëve. Pensionistët ftohen të telefonojnë për pensionin
- Nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, Bashkive e Prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë.
Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, apo të Prefekturave dhe Bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit.
- Nga nesër, të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të Administratës Qëndrore apo Vendore, që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.
Titullarët e të gjithë institucioneve në varësi, duhet të çojnë sot tek ministria apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve, që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë.
Të gjitha listat duhet t’i vihen në dispozicion jo më vonë se ora 23:00, Policisë së Shtetit.
- Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në Aktin Normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna.
“Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, por një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës”, u shpreh kryeministri.
Lexo: 15 pyetje rreth punës në distancë. Ja cilat janë përgjigjet
- Nga nesër, këmbësorëve që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e Republikës së Shqipërisë, si punonjës të Administratës Qëndrore apo Vendore, do t’u mbahet rroga për 3 muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht nga radhët.
“Populli nuk i paguan taksat, për t’u dhënë rroga, atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë, ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare”, e mbylli kështu kryeministri postimin e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto