Kriza për punonjës përhapet kudo. Gjermania kërkon 300 mijë të tillë: “Rrezikojmë produktivitetin” - Business Magazine Albania

Kriza për punonjës përhapet kudo. Gjermania kërkon 300 mijë të tillë: “Rrezikojmë produktivitetin”

Gjermania do të ketë nevojë për emigrantë në shkallë të gjerë për të parandaluar që mungesat e mëdha të fuqisë punëtore të minojnë produktivitetin dhe të rrezikojnë një tranzicion të fortë, tha Ministri i Ekonomisë Robert Habeck.“Ne kemi 300,000 vende pune sot dhe presim që kjo të rritet në një milion e më shumë,” tha ai në një konferencë shtypi. “Nëse nuk e mbyllim atë hendek, do të kemi probleme reale të produktivitetit.”

Lexo edhe: “Prisni të plasë lufta mes punonjësve dhe shefave!” Parashikimet e ekspertit për punën në distancë

Ndërkohë që do të ndihmonte shtimi i trajnimeve si dhe fleksibiliteti për kombinimin mes punës dhe familjes, emigracioni më i madh do të ishte thelbësor për të plotësuar kërkesat e tregut gjerman për  inxhinierët, zejtarët, kujdestarët.

Sipas Reuters ministri Habeck tha se, trajnimet për punë do të ndihmonin shumë vendin, por prurjet nga emigrantët do të jenë thelbësore në përmbushjen e kërkesës për zejtarë dhe inxhinierë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0